LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimet në MEPJ/ Rudina Hajdari “zë ngushtë” Cakajn

27 Mars 2019, 14:29, Aktualitet CNA
Shkarkimet në MEPJ/ Rudina Hajdari “zë ngushtë”

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj është i pranishëm sot në Komisionin për Integrimin  Eruopian, ku ka raportuar në lidhje me ecurinë e reformave për integrimit drejt BE-së.

Por, ndërkohë e pranishme në këtë Komision, deputetja Rudina Hajdari, i ka drejtuar një pyetje ministrit Cakaj në lidhje me shkarkimet e 20 diplomatëve, një ditë më parë.

?Ish-ministri Bushati ishte shprehur se po lëmë një trup diplomatik ambicioz dhe që në mënyrë dinjitozë punon për Shqipërinë. Meqë ju thoni se po luftoni nepotizmin, pse nuk na keni dhënë arsye për shkarkimin e këtyre diplomatëve? Apo mos ndoshta është vetëm deklarata e radhës?-iu drejtua Hajdari-Cakajt.

Ministri është përgjigjur se unë nuk i kam shkarkuar, por kam thënë se ?Do të shkëputet marrëdhënia e punës me një pjesë dhe një pjesë tjetër do transferohen sipas nevojave të punës.

Më tej, Cakaj tha se secili emër do bëhet publik dhe ju garantoj se për secilin ka pasur një arsye legjitime./ CNA.al

Lajmet e fundit nga