LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kërkon falje/ "Më vjen shumë zor, përgjegjësia është e Qeverisë"

27 Mars 2019, 12:59, Aktualitet CNA
Rama kërkon falje/ "Më vjen shumë zor,

Në takimin e radhës me qytetarë, në kuadër të platformës për bashkëqeverisjen, kryeministri Edi Rama është vënë me shpatulla pas muri nga një grua.

Zonja në fjalë me origjinë nga Vlora, ka qenë pjesë administratës së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe është larguar padrejtësisht  nga puna.

Ajo ka treguar sorollatjet nëpër gjyqe, pa avokat, për të kërkuar të drejtën e saj.

Pasi e ka dëgjuar Kryeministri i ka kërkuar falje.

Rama: Nga Vlora je?
Gruaja: Po
Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t?ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë. Një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.
Gruaja: Janë larguar
Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga