LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punësimi i studentëve ekselentë?/ Zbulohet mashtrimi i radhës

27 Mars 2019, 13:36, Aktualitet CNA
Punësimi i studentëve ekselentë?/ Zbulohet mashtrimi i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një studenti ekselent, që pretendon se në spitalin e Krujës, emërimet në detyrë nuk janë bërë sipas listës së studentëve ekselentë, por me mik.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha në rrjetet sociale, theksohet se vendin e një studenti me mesatare 9,4 e zuri një person i punësuar me mik, ndërsa këtij të fundit ia kishin hequr fare emrin nga lista.

?Vendimi i ministres për dhënien e 10 pikëve për ato që kanë mesatare 9.00 deri 10.00 ishte një mashtrim. Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk përfiton 10 pikë dhe për më tepër në mos mjaftonte kjo i heqin dhe emrin nga lista (gabim njerezor).?-shkruan denoncuesi.

Sipas tij, me datë 13.03.2019 është thelluar më tej skandali në prezence të 40 fituesve.

?Në listen e vendeve vakante ishin 15 vende pune. Filluan sipas radhes dhe sapo largohen 5 fituesit e parë në listë, vendi i punës ofrohet me telefon nga drejtoria e spitalit të Krujës dhe i lirë për mikun, kur drejtoresha e spitalit të Durresit i solli vendet e punes para se të fillojë përzgjedhja. Duke qënë se 2 vendet e punes në spitalin e Krujes u zunë me mik ne u detyruam të qëndronim në listë pritje. Keqardhje per perfaqësuesit e ministrisë që e bënë këtë padrejtësi, e cila është e turpshme në sy te fituesve?-përfundon denoncuesi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga