LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen të tjera përgjime/ Fundoset Fatmir Xhafaj?

27 Mars 2019, 13:53, Aktualitet CNA
Publikohen të tjera përgjime/ Fundoset Fatmir Xhafaj?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish sot në lidhje me çështjen ?Xhafaj-Babale?.

Në një deklaratë për mediat, Salianji ka akuzuar prokurorinë se është vënë në shërbim të karriges së Edi Ramës.

?Prokuroria është vënë në shrbim të karriges së Edi Ramës. Sajuan një dëshmitar të rremë kundër opozitës, por të verbuar nga pushteti lanë pas gjurmë të falsifikimit të provave.

Dosja ?Xhafaj? është prova se policia është në mbrojtje të trafikantëve të drogës, në këtë rast vëllait të Xhafajt.?-tha Salianji.

Më tej, ai publikoi edhe dy përgjime të tjera që sipas tij tregojnë se ?dëshmitari është i sajuar, i blerë dhe i mbajtur me lek për pushtetin e Ramës.?.

Sipas Salianjit, një trafikant i dënuar, është aktori i përdorur për të shpëtuar Edi Ramën.

Në përgjimin e publikuar, Salianji pretendon se i ashtuquajturi ?shefi i madh? është ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili sipas tij ka porositur dëshmitarin e sajuar.

?Dëshmitari i sajuar i kërkon drejtorit të Policisë së Fierit të takojë shefin e madh, por ky i fundit thotë se është jashtë dhe ia ka deleguar kompetencat një tjetri.

Përgjimet janë bërë në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Kjo datë përkon me vizitën e Fatmir Xhafajt në Kroaci, me datë 8 qershor 2018? ?tha ndër të tjera Salianji./ CNA.al

Lajmet e fundit nga