LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pse be axha Sabri kapesh me mu?”/Sabri Fejzullahu i përgjigjet Florit pasi e akuzoi për blerje klikimesh

27 Mars 2019, 14:54, Lifestyle CNA
“Pse be axha Sabri kapesh me mu?”/Sabri Fejzullahu i përgjigjet

Pak ditë më parë, Sabri Fejzullahu në një intervistë për emisionin #Gjesi në T7, foli për blerjen e klikimeve, një fenomen mjaft i përhapur në mesin e artistëve shqiptarë.

E veçanta e deklaratës së tij ishte se Sabriu përdori emra konkretë, më saktë tha se, Flori Mumajesi është një ndër artistët që blen më së shumti klikime për këngët e tij.

Kjo nuk u prit mirë nga Flori i cili nuk mund të rrinte pa i bërë një koment pikant këngëtarit. Kantautori tha se askujt nuk i është futur në xhep apo në jetën e tyre dhe nuk është marrë me llafe.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate këngëtari Sabri Fejzullahu ka bërë një reagim që i drejtohet Florit dhe postimit të tij. Ai ka publikuar deklaratën e kantautorit në Instastory, ndërsa e shoqëron me disa emoji zemrash.

Lajmet e fundit nga