LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapaskenat e shkarkimeve/ Edi Rama po godet Bushatin

27 Mars 2019, 14:11, Aktualitet CNA
Prapaskenat e shkarkimeve/ Edi Rama po godet Bushatin

Një ditë më parë, ministri në Detyrë për Punët e Jashtme shkarkoi 20 diplomatë të Shqipërisë në vendet e huaja.

Ndërkohë në lidhje me këto shkarkime ka ardhur një reagim nga opozita.

Shkarkimin e 20 personave, ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi e cilëson si një goditje të Ramës ndaj ish-ministrit, Ditmir Bushati.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në Neës 24, Bumçi tha se pas lëvizjeve tek ministria e Jashtme qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se janë shtuar zërat kundër kryeministrit edhe  brenda radhëve të PS-së.

?MEPJ-ja pësoi disa goditje edhe në kohën kur ministër ishte Ditmir Bushati. Vendimin për largimin e 20 personave e ka bërë Rama. Kjo është një goditje që i bëhet ministrit të larguar. Kjo për dy arsye: Për çështjen e kufijve ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm  nga kryeministri i tij, i cili e ka mbështetur i kësaj ideje. Ka zëra si ish-ministra dhe deputetë që janë shumë kritikë me Ramën. Ajo ministri ka degraduar, duke nisur nga personi që është ngarkuar me punë. Ai është caktuar aty për të mbështetur korrigjimin e kufijve?, tha Bumçi.

Lajmet e fundit nga