Connect with Us

Ndryshimet tatimore/ Ulet barra fiskale për tatimpaguesit

Aktualitet

Ndryshimet tatimore/ Ulet barra fiskale për tatimpaguesit

Publikuar

-

Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Harxhi, ka zhvilluar një takim më përfaqësues të biznesit të kryeqytet.

Takimi është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me qëllim informimin e tatimpaguesve për ndryshimet e bëra në Paketën Fiskale të vitit 2019.

Sipas Zv . Ministrit ndryshimet janë bërë në favor të biznesit duke ulut tatimin mbi fitimin.

Në këtë takim është dhënë informacion edhe për numrin e të informuarve rreth kësaj Pakete Fiskale. Dhe brenda një kohe të shkurtër Ministria e Financave dhe Ekonomisë kërkon të përfundojë informimin e të gjithë tatimpaguesve në Shqipëri nëpërmjet një fushate komunikimi që ka nisur.

Deklarata e plotë:

“Fushatë informimi mbi ndryshimet në Paketën Fiskale 2019, janë informuar mbi 25 mijë tatimpagues”

Ndryshimet në legjislacionin tatimor që janë bërë në vitet e fundit kanë ulur barrën fiskale për tatimpaguesit dhe janë orientuar nga objektivat e qeverisë për të stimuluar sektorët prioritarë të ekonomisë apo kategori të caktuara biznesi. Zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë këtë mesazh gjatë një takimi të zhvilluar me bizneset në kryeqytet. Gjatë takimit të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është diskutuar mbi planin kombëtar të komunikimit për informimin e publikut dhe prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, në kuadër të Paketës Fiskale 2019.

Zv.Ministri theksoi faktin se deri më tani në rang kombëtar janë informuar më shumë se 25 mijë tatimpagues, nëpërmjet disa kanaleve të ndryshme të komunikimit, dhe se synimi kryesor është që tatimpaguesit të jenë në dijeni të kuadrit ligjor dhe të mos ketë përmbushje të detyrimeve tatimore për shkak të mosinformimit.

“Synimi ynë është që tatimpaguesi të jetë në dijeni të plotë të të gjithë kuadrit tatimor që i përket biznesit të tij dhe të mënjanojmë ndonjë mospërmbushje detyrimesh për shkak të mos informimit. Ndryshimet kanë qenë në trendin ulës dhe jo rritës, sepse dëgjojmë shpesh herë që thuhet që biznesi nuk mund të bëjë plane biznesi ngaqë ka ndryshime të shpeshta tatimore dhe kjo i prish punë. Në të vërtetë, duke qenë se ne gjithmonë ndryshojmë duke ulur, ne vetëm i rregullojmë pune planeve të biznesit”, u shpreh Zv.Ministri Haxhi.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i janë përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të bizneseve të pranishme mbi çështje të caktuara, një prej të cilave ka qenë dhe rimbursimi i TVSH për bizneset eksportuese.  Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Xhavit Curri tha se po punohet për uljen e shumës së rimbursimit të TVSH dhe në muajt e ardhshëm kjo do të jetë një ndër prioritet e administratës tatimore.

Në fund të vitit të kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve hartoi dhe miratoi një plan kombëtar komunikimi me qëllim informimin e publikut dhe prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019.  Nëpërmjet këtij Plani u synua informimi i tatimpaguesve të çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, të cilat hynë në fuqi në datë 1 janar 2019.

Si rezultat i zbatimit të këtij plani komunikimi u arrit që :

Për periudhën 15 janar – 28 shkurt të informohen gjatë takimeve në 14 Drejtoritë Rajonale Tatimore 877 konsulentë fiskalë, ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë 12,843 tatimpagues në rang vendi.

Për periudhën 1 shkurt – 15 mars të informohen në terren nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve në 14 DRT në total 15,508 tatimpagues me një shkallë realizimi 122% krahasuar me targetin e caktuar.

DRT Tirana shënoi numrin më të madh të tatimpaguesve të informuar në terren me 2,520 dhe me një shkallë realizimi në 114%, e ndjekur nga DRT Durrës me 1,500 tatimpagues të informuar ose me një shkallë realizimi në masën 174%, DRT Shkodër me 1,350 tatimpagues të informuar me një shkallë realizimi 125% dhe duke vijuar me DRT Fier, DRT Vlorë DRT Gjirokastër, secila me nga 1,080 tatimpagues të informuar, etj../CNA.al

Aktualitet

Tirana nuk heq dorë, i bën ofertë zyrtare mesfushorit të Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Tirana ka afruar Torasan, Kalenë, Bathën, Karriqin, Bakajn, Qirkon, Dungën dhe Osmanin gjatë kësaj merkatoje, mirëpo puna nuk ka ndalur me kaq.

“Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se skuadra kryeqytetase është vënë në lëvizje për një tjetër futbollist të afirmuar të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë bërë një ofertë zyrtare në adresë të Bruno Ditës, shkruan “Panorama Sport”.

Në Korçë, Bruno Dita është një prej lojtarëve nën kontratë edhe për sezonin në vazhdim. Mirëpo, situata në kampin korçar, pas vendimit të KAS-it, nuk është ajo e duhura dhe me qetësinë e mjaftueshme për një tjetër vit në kërkim të sukseseve.

Kjo ka bërë që Tirana të vihet në lëvizje. Një nga emrat e synuar nga skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, është Bruno Dita. 26-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur me Dinamon, Besën, Teutën dhe prej dy sezonesh me Skënderbeun është një element që do të zinte vend në formacionin bardheblu.

Mbi të gjitha, do të shtonte konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën kryeqytetase, e cila ka qenë shumë aktive gjatë kësaj periudhe merkatoje me afrimet e kryera.

Tanimë, “topi” ka kaluar në anën e korçarëve dhe presidentit të Skënderbeut nëse do të pranojë që ta zgjidhë kontratën me mesfushorin 26- vjeçar. Në sezonin e fundit, Dita ka luajtur 30 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ditën e sotme, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Asambleja pritet të mblidhet në orën 16:00, ndërsa punimet do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.  Në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po ashtu mësohet se në axhendë është përfshirë edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për “Zgjedhjet e reja të përgjithshme në Parti”.

“Mbështetur në statusin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i AK, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

  1. Fjala e kryterit të PS, Edi Rama
  2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019:
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë, kryetarët e KS, të N.A dhe kryetarët e OS.
  6. Të ndryshme”-thuhet në njoftimin e PS./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si u zhvatën miliona euro dhe dollarë

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si një dështim Reformën në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan dhjetra milion euro dhe dollarë nga BE dhe SHBA vazhdojnë, ecin dhe derdhen për një reformë që s’ecen.

“Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……”-shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i plotë:

Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……

Nuk e kupton njeri po e them per miresjellje,sepse te gjithe e kuptojne qe çke me ate pune, duke filluar nga shqiptaret te paret, sepse nga qe e kuptojne shume mire, afer 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase te 30 qershorit dhe ” sukseset” e kleptoqeverise megjithe “suksesin madheshtor” te reformes ne drejtesi brenda,qe i la pa gjykata dhe ku drejtesine e kapi qeveria.

Reforma sukses i madh ose “Great Success” thone me gojen plot.

Po pse nuk e kuptojne Europianet kete “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojne e nuk na i hapin negociatat per anetaresim ne BE per vite me radhe.

Po pse investitoret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe vetem ikin e ikin nga Shqiperia dhe shkojne ne Maqedoni,Kosove e Mal te Zi dhe nuk vjen asnje investitor i rendesishem ne Shqiperi.

Po pse shqiptaret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe ikin me mijra e mijra nga Shqiperia,me qe thone se reforma u be per popullin shqiptar.

Po pse nuk e kupton kete “sukses te madh,” Departamenti Amerikan i Shtetit ,qe na e thote troç ne Raportet e tij se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe,qe krimi eshte kembe kryq edhe ne mes te Tiranes,qe Shqiperia eshte baze e krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme,qe Shqiperia eshte shnderruar ne nje lavatrice gjigande parash te pista.

Po pse nuk e kupton kete “”sukses te madh” Komisioni Europian qe na tregon me gisht katastrofen ekonomike ku po bie Shqiperia per shkak miliardave te koncesioneve hajduterore,qe kane rrembyer 45 % te GDP se Shqiperise.

Reformen si “sukses te madh” e kupton vetem Rama dhe qeveria se grabisin miliarda sic duan dhe nuk i hyn gjemb ne kembe pasi fale reformes kapen drejtesine.

Reformen si “sukses te madh” e kuptojne te gjithe ata qe i bejne rrush e kumbulla dhjetra milion eurot dhe dollaret e Europes dhe Amerikes,mbushin xhepat dhe ne fund do te thone: “reformen e beme,por eshte e padukshme ndaj nuk e shikoni”.

Reformen e kupton si “sukses te madh” vetem krimi dhe korrupsioni,qe jane me rehat se kurre sepse nuk ndeshkohen, ndaj edhe vetem rriten e zmadhohen dhe kane kapur per fyti Shqiperine.

Mire ne na thone: hajeni me zor reformen ne drejtesi si “Great Success”,
po atyre, qe i paguajne dhjetra milion eurot dhe dollaret dhe qe e dine shume mire cfare eshte drejtesi e barabarte per te gjithe qytetaret dhe nuk e hane per sukses kete “Big Failure” si do t’ja bejne,cfare do tu thone,si do ti genjejne,se minareja e deshtimit nuk futet ne xhep ????/ CNA.al

LEXO TE PLOTE