LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu: Opozita nuk duhet ta lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

27 Mars 2019, 19:15, Aktualitet CNA
Mediu: Opozita nuk duhet ta lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

I ftuar në emisionin ?Byro Politike?, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka komentuar zgjedhjet lokale dhe ato që parakohëshme që pretendohen nga opozita.

Sipas Mediut do të ishte një hipokrizi nga opozita nëse pranonte të hynte në zgjedhje me të njëjtën qeveri që ka vjedhur votat.

?Qeverisja e Ramës është qeverisje ilegjitime e kapur në krim elektoral. Nuk ka asnjë vullnet nga ana  e kësaj qeverie për të hetuar këtë krim.

Do të ishte një hiprokozi e opozitës nëse do të futej në zgjedhje me këtë qeveri. Opozita nuk duhet të bëjë veprime që bien ndesh me qëllimin e saj.

Ky është një vendim  që duhet ta marrë opozita. Jo vetëm që nuk duhet të hyjë në zgjedhje po nuk duhet të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet?,- tha Mediu. /CNA.al

Lajmet e fundit nga