LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Protesta e nesërme nuk është e opozitës, po e qytetarëve shqiptarë

27 Mars 2019, 17:54, Aktualitet CNA
Kryemadhi: Protesta e nesërme nuk është e opozitës, po e

Opozita pritet që ditën e nesërme të organizojë protestën e rradhës.

Në një prononcim për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se protesta më shumë se politike është një protestë ekonomike.

Ndërkohë që shtoi se djegia e mandateve ka qenë hapi i duhur.

?Protesta nuk ka lidhje vetëm me politikë, po ka të bëjë me protestën ekonomike.

Do të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të bindur dhe po përgatitemi për zgjedhjet.

Djegia e mandatave është interes publik dhe ajo që ka rëndësi, është se elita shqiptare ka kuptuar se djegia e mandateve ishte hapi i duhur për të çliruar vendin.

Protesta e nesërme është një vazhdimësi, jo e opozitës po e shqiptarëve.

Ka kaq shumë vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën, ka ardhur koha që politikanët ta mbajnë fjalën?,- tha Kryemadhi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga