Kina mund ti përçajë europianët në çështje tregtare – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kina mund ti përçajë europianët në çështje tregtare

Publikuar

-

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e tij. Por kjo nuk ishte e mundur sepse Xi kishte të bënte në Francë me një trio: përveç presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, edhe me presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Këta të tre i treguan Xi-së se në çështjet e tregtisë BE është në një front të përbashkët.
Për fat të keq kjo nuk vlen për të gjithë BE. Xi vjen në Francë direkt nga Italia. Qeveria e Romës pati hedhur tapetin e kuq duke aprovuar të marrë pjesë në projektin më të madh infrastrukturor të Kinës, “Rrugën e re të mëndafshit”. Italia është vendi i parë industrial perëndimor që ndërmerr një hap të tillë. Për firmat italiane pritet të ketë përfitime, por fillimish përfitimet janë për firmat kineze në Itali. Pas gjithë kësaj fshihet një strategji afatgjatë e drejtuar nga shteti: Kina kërkon të ngrejë një urë të re në Europë, duke ndërtuar për shembull portet italiane në Trieste dhe Gjenova.

Gjithnjë e më shumë qeveri (jo vetëm perëndimore) i shohin me sy kritik investimet kineze në vendet e tyre. Shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me varësinë e madhe ekonomike dhe humbjen e pozicionit drejtues në fushën e teknologjisë, nëpërmjet shitjes së firmave tek Kina. Kur firma kineze e telekomunikacionit Huawei merr pjesë në krijimin e rrjetit mobil 5G, ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se Kina mund ta përdorë rrjetin edhe për spiunazh. Prandaj, SHBA për shembull, Australia dhe Zelanda e Re, e përjashtojnë Huawein nga G5.

Merkeli e kritikoi Italinë për rrugën që ka nisur e vetme. Ajo tha javën e kaluar në takimin e nivelit të lartë të BE, se “është mirë të veprojmë të bashkuar”. Por, vetë Gjermania ka vite që e ka trajtuar Kinën me shumë naivitet. Që kinezët nuk i lenë europianë të zenë në treg vendin që kinezët kanë në Europë, ka të bëjë edhe me Gjermaninë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tregëtia me Kinën është për Gjermaninë si vend eksportues, shumë e rëndësishme, prandaj ekziston druajtja se fjalët e ashpra përbëjnë rrezik për reprasalje.

Por atmosfera ka ndryshuar, edhe në Gjermani. Mbase prej sinjaleve alarmuese të 2016, kur prodhuesi i robotëve Kuka u ble prej kinezëve. Anasjelltas një blerje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur. Që nga ajo kohë, jo vetëm qeveria gjermane por edhe Komisioni i BE vret mendjen si të mbrojë Europën nga “shitja” dhe çfarë roli të luajë politika në këtë çështje.

Kjo nuk do të thotë se duhen ngritur pengesa ndaj Kinës dhe duhet refuzuar në përgjithësi nisma për ndërtimin e “rrugës së mëndafshit”. Ajo që kërkohet janë kushte të ndershme dhe qasje të njëjtë në treg. Kur Donald Trump morri drejtimin në Shtëpinë e Bardhë dhe bëri të ditur politikën e tij “America first”, Berlini dhe Parisi u gëzuan shumë që Kina doli dhe e ofroi veten si shpëtimtare të multilateralizmit. Por Kina nuk kishte si synim multilateralizmin, por bilateralizmin dhe përpjekjet e saj hegjemoniste. Është interesante që Donald Trump tregon tani që Kina mund të vihet në lëvizje për të bërë lëshime. Për shkak të mungesës së peshës në politikën botërore, asnjë shtet europian nuk do të ishte i vetëm në gjendje që të bënte një gjë të tillë, por BE si e tërë, po. Por për këtë BE duhet të veprojë si në bllok i vetëm. Prandaj prezantimi i përbashkët i Macronit, Merkelit dhe Junckerit me Xi-në ishte sinjali më i rëndësishëm që u dha.

Kina mundohet t’i përçajë europianët në çështjet tregëtare. Është mirë që kjo të mos ndodhë, sepse Bashkimi Europian është i fortë vetëm kur funksionon si komunitet, mendon redaktori i DW, Christoph Hasselbach./DW/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending