LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kam dashur dhe e dua Selena-n!”/Deklarata e Justin Bieber lë pa fjalë fansat

27 Mars 2019, 12:40, Lifestyle CNA
“E kam dashur dhe e dua Selena-n!”/Deklarata e Justin Bieber lë

Justin Bieber prej kohësh vuan nga sëmundja e depresionit, ndërkohë siç ka bërë të ditur publikisht, ai po mundohet të reflektojë me veten në mënyrë që shëndeti i tij të përmirësohet.

Mirëpo përveç gjendjes jo të mirë shëndetësore ka edhe diçka tjetër që po e shqetëson së tepërmi yllin e muzikës.

Po flasim për mesazhet që herë pas here i dërgojnë Hailey-t duke e bërë atë të ndihet mjaft keq. Supermodeles i shkruajnë që Justin gjithmonë shkon pas Selena-s apo të tjera mesazhe të këtij lloji.

Duket se Justin nuk ka duruar më dhe ka publikuar në Insta Story një screenshot i cili përmban dy komente, një i cili është shkruar nga një ndjekës i tij dhe një tjetër është një përgjigje nga vetë këngëtari.

?Ti nuk je i dashuruar me Hailey-n. Ti thjesht u martove me të për t?u rikthyer me Selena Gomez plus që Hailey fle me meshkuj si Shawn Mendes për famë dhe ajo është raciste?, i ka shkruar komentuesi.

Këngëtari ka replikuar dhe ndër të tjera i ka shkruar:

?Fakti që ti ke një llogari posaçërisht për të më ofenduar mua dhe bashkëshorten time është absolutisht absurd. Pse do ia dedikoja gjithë jetën time dikujt duke u martuar me të, për t?u rikthyer tek ish-i?

Duhet të të vijë turp nga vetja, realisht! Unë absolutisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n. Ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Kjo është një përgjigje për të gjithë ata njerëzit e sëmurë që i dërgojnë Hailey-t, mesazhe lënduese të tipit: ?Ai gjithmonë shkon pas Selena-s ose Selena është më i mirë për atë.? Ti nuk njeh jetën time dhe çfarë është e mirë për mua.?

Po ashtu, Bieber ka mbishkruar në foton në fjalë: ?Boll më dërguat mua dhe Hailey-t këto mesazhe, nëse më do bëji screenshot kësaj dhe shpërndaje gjithandej.?

Lajmet e fundit nga