LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja "Babale"/ Berisha nxjerr dokumenta zyrtare

27 Mars 2019, 16:27, Aktualitet CNA
Dosja "Babale"/ Berisha nxjerr dokumenta zyrtare

Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë përgjimet e çështjes Babale të bërë publike ditën e sotme nga ish-deputeti Ervin Salianji.

Berisha ka renditur kronolggjinë e ngjarjeve të dala nga përgjimi për çështjen Babale ku sipas PD-së është i përfshirë vëllai i ish-ministrit të Brendshem Fatmir Xhafa.

Në postimin e tij, ish kryeministri shkruan se Prokurorët nuk i marrin si prova këto përgjime dhe akuzojnë ish deputetin Ervin Salianji, i cili sipas Berishës bëri autopsinë e narkoshtetit të kryueministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Berishës:

Dokumenta zyrtare te pabesueshme dhe te jashtezakonshme!

Pergjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bejne autopesine e plote te narkoshtetit.

Ato faktojne me ze te certifikuar

1- Se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (qe sipas skenarit Xhafa – Veliu eshte ngarkuar te mashtroje kundrejt pageses se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartes te tij narkodrejtorin dhe narko zevendesdrejtorin e policise se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar per hetim.

Nga keto biseda del se:

2- Narkodrejtori dhe zevendesi i tij takohen disa here me trafikantin Alizoti dhe i paguajne shuma te mira parash.

3- Nga bisedat del se per aferen e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballen dhe Gramoz Rucin.

4-Ne nje bisede me zevendes narkodrejtorin Marko trafikanti permend ?shefin e madh?. Por Marko i thote se ?shefi i madh? eshte jashte dhe kthehet te nesermen mbasdite.

5-Verifikimi deshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili ate dite ndodhej ne Kroaci.

6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk perfshine asnjerin prej ketyre regjistrimeve te realizuara me urdher te prokurorit. Per narkoprokuroret e narkoshtetit keto prova nuk ekzistojne!?

7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zevendesi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumentave zyrtare mashtrojne duke deklaruar se kane takuar vetem nje here trafikantin Alizoti.

8-Megjithe kete, narkoprokuroret qe kane prova te pakundershtueshme se narkopolicet kane genjyer, ne vend qe ti arrestojne per genjeshtren e tyre e besojne kete genjeshter si te vertet duke u bere bashkepuntore ne krim.

Si perfundim fajtor per narkoprokuroret esht Ervin Salianji qe me keto dokumenta beri autopsine e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zevendesi i tij se bashku me narkoprokuroret kalojne vetingun dhe ngrihen ne pergjegjesi.

Ketu me poshte keni regjistrimet qe dokumentojne me ze narkoshtetin e Edvinit./CNA.al
<

Lajmet e fundit nga