LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të marrë pjesë në zgjedhje?/ Lulzim Basha nuk e ka ndarë ende mendjen

27 Mars 2019, 19:12, Aktualitet CNA
Do të marrë pjesë në zgjedhje?/ Lulzim Basha nuk e ka

Ish deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, foli rreth pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale.

Sipas Bylykbashit, për momentin PD e Lulzim Bashës ende nuk e ka ndarë mëndjen, kurse një vendim i saktë do të merret në ditët në vijim. Por Bylykbashi shtoi se zgjedhjet e 30 Qershorit do të kenë një standard skandaloz.

?Hyrja ose jo është një vendim që nuk është marrë ende edhe do të merret në ditët në vijim. Por ajo çka shohim ne zgjedhjet e 30 Qershorit do të kenë një standard skandaloz. 1.4 milion shqiptarëve iu shkadon karta i identitetit. Kemi raportin e OSBE-së që në pikën 2 dhe 3 dënon blerje e votës. Po çfarë na garanton neve që ky kryeministër do të sigurojë që në 30 qershor do të kemi zgjedhje të lira. Zgjedhjet e 30 Qershorit janë histori e dështuar që nuk mund të shkohet në këto kushte që jemi?,-tha Bylykbashi në emisionin ?Byro Politike? në ABC News./CNA.al

Lajmet e fundit nga