Connect with Us

Djegia e mandateve/ Spartak Ngjela: Vetëvrasje e paparashikuar nga Lulzim Basha

Aktualitet

Djegia e mandateve/ Spartak Ngjela: Vetëvrasje e paparashikuar nga Lulzim Basha

Publikuar

-

Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale shkruan se vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte një vetëvrasje politike si pjesë e një skenari për të shmangur Reformën në Drejtësi.

Krerët e Partisë Demokratike, duke dashur të destabilizonin Shqipërinë, vranë veten politikisht.

Sipas Ngjelës, një shpresë të tillë e ka pasur edhe kryeministri Edi Rama i cili kërkoi të përfitojë nga skenari i pozitës, por me zëvendësimin e deputetëve i doli situata jashtë kontrollit dhe nuk di nga tia mbajë nga frika e Reformës.

Postimi i plotë i Ngjelës:

Pse, çfarë ka ndodhur?

Berisha dhe të gjithë deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandati i deputetit. Me këtë akt mendonin të gjenin shkakun e një revolte popullore gjithëkombëtare. Por skema që kishin në mendje iu dështoi.

Kurse tani, që para dy ditësh, vetë Lulzim Basha është nën hetim për financimin e Partisë së tij me 650 mijë dollarë të dyshimtë, që mendohet se janë të ardhura nga lobet ruse antiamerikane. Ose, ndoshta, nga qarqe të tjera të aktiviteteve të krimit ndërkombëtar.

Hetimi i kësaj pagese po vazhdon në Amerikë dhe në Britani, por tani sapo ka filluar edhe në Shqipëri. Këto janë të dhënat e deritanishme.

Siç shihet, gjithçka po flet për një histori të hidhur, por krerët e Partisë Demokratike që janë marrë me këto fonde të dyshimta, tani nuk janë më as deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Atëherë?

l.

Shenjat janë që Berisha dhe Basha kanë dashur që dorëzimin apo djegien e mandateve të deputetit ta kishin nën një akt fiktiv, i cili mund të vetëqëndronte i tejzgjatur në kohë. Ata do kërkonin kështu që ta zgjasnin në kohë dorëzimin e mandateve të deputetit. Skema e tyre ishte që dorëzim i fiktiv i mandateve, të krijonte afekt shoqëror. Duhej të fillonte ecejakja e korrigjimit të dokumentave, i cili, duke u zgjatur në kohë, mund të bëhej një reaksion zinxhir presioni ku, dhe ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane, do të tërhiqej.

Për të krijuar këtë skemë apo këtë skenar, Berisha mendoi që duke i plotësuar me gabime aktet e dorëzuara të vetëtërheqjes nga qenia deputet, do të krijohej raporti i zvarritur i “plotësimit të dokumentacionit”, dhe kjo do të zgjatej për të thënë se “po na bllokon Partia Socialiste”.

Mirpo këtë skenar nuk e realizuan dot dhe iu rezultoi një budallallëk. Kjo sepse, as Kryetari i Kuvendit dhe as KQZ, me të drejtë, nuk u morën me vogëlsira të shkresave por me shprehjen e vullnetit të deputetëve të vetëtërhrqur nga mandati.

Të gjithë deputet e PD – së dhe ata të LSI-së u eliminuan nga qenia deputet, dhe KQZ filloi pa vonesë zëvendësimet.

Koha menjëherë bëri përpara, dhe, edhe me ndihmën e politikës amerikane dhe asaj gjermane, në Parlament kanë hyrë ndërkohë zëvendësuesit e deputetëve të dorëhequr. Sigurisht një akt mëse normal ky dhe brënda kërkesës kushtetuese.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitë/ Basha: Dielli për shqiptarët lind nga perëndimi

Por, tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

ll.

Naiviteti i vetëflijimit të Berishës dhe Bashës; po kuptohet se ka shqetësuar shumë Edi Ramën. Ai siç duket me mendjelehtësi ka shpresuar te presioni i Berishës për të bllokuar Reformën në Drejtësi, dhe tani ka mbetur krejt i zbuluar. Rama është i rënë, me një politikë të bllokuar dhe pa fare forcë e pa dëshirë. Është në një torturë të brendshme dhe prandaj po vjen vërdallë pa ditur të bëjë asgjë, dhe madje as dhe të thotë dot ndonjë gjë. Vetëm tjerr fjalë fyese dhe shprehje pa kuptim, sepse nuk do që t’i nënshtrohet fatit të tij.

Rama asgjë nuk bën dot më. Reforma në Drejtësi do të vijojë pa ndërprerje.

Do të vijojë gjithashtu skartimi i gjyqtarëve të korruptuar, dhe, në të njëjtën kohë, tani që numri në Parlament është i garantuar, brenda një muaji do të jetë gati edhe SPAK-u. Dalja e SPAK-ut do t’ia heqë edhe Ramës çdo mundësi për bllokimin e Reformës.

lll.

Pa dalë mirë pranvera, kuptohet se duhet të fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë politik të të dyja krahëve. Kjo tani është evidente.

Po revoltat popullore të opozitës çfarë mund të sjellin? Po makthi i Edi i Ramës çfarë mund të na sjellë?

Asgjë.

Pas denoncimit që po i bëhet Bashës për financimin enigmë dhe pas plotësimit të numrit të deputetëve në Parlament, asgjë nuk mund të ndodhë më në Shqipëri.

Denoncimi i Bashës dhe grupit dirigjent të Partisë Demokratike, do ta çmobilizojë revoltën e shqiptarëve, sepse tani kuptohet qartë që kjo revoltë po kërkohet për interes të korrupsionit dhe jo për interes të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Parlamenti duhet të shpejtojë ristrukturimin institucional të shtetit shqiptar dhe njëherësh edhe të organeve që përbëjnë SPAK-un. Por, menjëherë pas kësaj, do të nisë konkretisht hetimi i elitës politike shqiptare të të dy krahëve të politikës. Kjo, sigurisht që do t’i sjellë risinë e vet Reformës shqiptare për drejtësi. Dhe kjo risi patjetër që duhet të drejtohet nga një qeveri teknike e cila nuk duhet të ketë lidhje me politikën, por vetëm me drejtimin teknik dhe profesional të shtetit shqiptar. Kjo qeveri duhet të vijojë derisa të përfundojë me sukses e gjithë baza ligjore e sigurimit të drejtësisë dhe të ristrukturimit për administrimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Sigurisht, të të parit proces zgjedhor që do të sigurojë votën e lirë në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  “As demokratët nuk e besojnë këtë”/ Rama ironizon Bashën: Në Shqipëri mungon alternativa e djathtë

LEXO EDHE:  Protesta e opozitë/ Basha: Dielli për shqiptarët lind nga perëndimi

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi,  e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi, se ai ishte ndryshe.

Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë, po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.

Por, le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij  me bass të djegur kërkon të performojë lart në politikë.

U fut nga penxherja, siç thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.

FILLIMI

Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD, por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.

Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.

Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.

I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra, një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.

KANDIDIMI

Në fakt, Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.

LEXO EDHE:  Video humoristike/ Rama tallet keq me Bashën

LEXO EDHE:  Basha nuk kursehet ndaj Ramës/ Ka instaluar korrupsionin në Shkodër

Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e Vlorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre, por thjesht një deputet me mandat “të blerë”.

Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi u bë me Bujar Leskajn. Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt, por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.

Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.

Në Tiranë, së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat, që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?

KALIMI

Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.

Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i Konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt. (Lexo këtu)

Le të ndalemi këtu, si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t’u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al


LEXO TE PLOTE