LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha fut në sherr prokurorët/ Arta Marku i “tërheq” veshin Elisabeta Imerajt  

27 Mars 2019, 09:49, Aktualitet CNA
Basha fut në sherr prokurorët/ Arta Marku i “tërheq”

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku gjatë fjalës së saj në analizën e punës së Prokurorisë së Tiranës, i ka drejtuar një mesazh mjaft të qartë, drejtueses së këtij institucioni, Elisabeta Imeraj.

Arta Marku theksoi se prokuroria nuk mund t?i përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika.

?Kolegë, kërkoj prej jush të punoni duke i kushtuar vëmendjen e duhur dhe të veprohet shpejt  për çështjen që janë në interes të publikut. Nëse veprohet shpejt nuk lihen hapësira për spekulime.

Duhet të bëni kujdes me deklaratat publike. Prokuroria nuk mund t?i përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika?-tha Arta Marku.

Kujtojmë këtu se vetëm dy ditë më parë, Lulzim Basha sfidoi publikisht organin e akuzës të bëjë publike letërporositë e ardhura nga Skocia dhe SHBA në lidhje me skandalin e lobimeve.

Pas fjalës së Bashës, ka ardhur menjëherë reagimi i Prokurorisë së Tiranës, e cila në një deklaratë për mediat theksonte se ka prova, se PD fshehu 650 mijë $ për lobim./ CNA.al

Prokuroria zbardh dy letër porositë/ PD fshehu 650 mijë USD për lobim

Basha tregon detajet e hetimit/ Sfidon hapur prokurorinë

Lajmet e fundit nga