LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën mjeku shqiptar

27 Mars 2019, 08:22, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën mjeku shqiptar

Një aksident i rëndë, më pasojë vdekjen e një mjeku shqiptar, ka ndodhur në Itali.

Sikurse bëjnë të ditur mediat italiane, mjeku 66-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po udhëtonte me dy persona të tjerë në kohën kur makina tip ?Benz Class?  u përplas me ndarësen e autostradës  dhe më pas u rrokullis disa herë.

Mjeku shqiptar mësohet se ka qenë  i ulur në sediljen e pasme të mjetit, ndërsa përplasja ka qenë fatale për të.

Pas përplasjes, 66-vjeçari ka dalë nga xhami i makinës dhe ka mbetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete./CNA.al

Lajmet e fundit nga