LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen shifrat tronditëse/ Ekonomi e kriminalizuar dhe papunësi  

26 Mars 2019, 08:27, Aktualitet CNA
Zbardhen shifrat tronditëse/ Ekonomi e kriminalizuar dhe papunësi

Paratë që emigrantët sjellin në shtëpi kanë shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat (prurjet e emigrantëve) arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012.

Por, ndërkohë ne lidhje me këto shifra ka reaguar ashpër ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo vjen për shkak të papunësisë tronditëse dhe ekonomisë së kriminalizuar.

?Rriten parate nga emigracioni per shkak te ekonomise se kriminalizuar e papunesise tronditese.

Rriten ne 680 milione euro si asnje here me pare ne 6 vitet e fundit parate,qe emigrantet ju dergojne familjeve ne Shqiperi.

Papunesia dhe varferia kane bere qe shqiptaret te marrin rruget e Europes dhe te botes si asnje here me pare ne gjashte vitet e fundit.

Kjo ka ka qene mundesia e vetme e shpetimit dhe e mbijeteses per ta dhe familjet e tyre.?-shkruan Vasili.

Më tej, ai thekson se qeveria nuk ka asnjë strategji ekonomike, por vetëm improvizime korruptive.

?Asnje strategji ekonomike,por thjesht improvizime korruptive,
renie drastike e investimeve te huaja per shkak te klimes mbytese dhe asfiksuese ndaj bisnesit, taksave te larta, mungeses se sherbimeve dhe administrates se korruptuar tatimore jane shkaqet e nje rrenimi ekonomik pa kthim, qe rilindja instaloi ne keto 6 vjet.

Vetem zgjidhja deshperuese e emigracionit ju ka mbetur shqiptareve dhe te gjitha deklarimet mashtruese me shifra te genjeshtra per ekonomine vetem sa e rendojne thellesisht gjendjen dhe situaten shoqerore e bejne shperthyese.?-thekson ish-deputeti i LSI.

Sipas Vasilit, shqiptaret praktikisht po debohen masivisht nga shtepia e tyre, e cila eshte zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga