LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shteti i parë në botë që bën dallimin në teknologji/Taksitë do të funksionojnë me wirless

26 Mars 2019, 14:10, Lifestyle CNA
Shteti i parë në botë që bën dallimin në

Në Oslo, shumë shpejt taksitë do të funksionojnë përmes sistemit wireless dhe Norvegjia duket se do të jetë shteti i parë në botë, që e bën këtë gjë.

E gjitha do të realizohet sipas një sistemi që përfshin pllaka të ngarkimit me teknologji të induksionit të instaluar në rrugë, e të vendosur në disa pjesë të taksive, në të gjithë qytetin, sipas Reuters.

Duke zbatuar ngarkimin me wireless në vende të ndryshme, shoferët e taksive do të jenë në gjendje të ngarkojnë automjetet e tyre ndërsa presin për pasagjerët.

Përmes kësaj, qeveria norvegjeze shpreson që të rritet numri i taksive elektrike në Oslo, duke ulur nevojën që shoferët të kalojnë kohë në stacionet tradicionale të tarifimit.

Lajmet e fundit nga