Connect with Us

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

Aktualitet

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

Publikuar

-

"Largimi i Lleshajt nuk ishte për shkak të protestës"/ Rama zbulon “prapaskenat”

Denoncimet e “qytetarit dixhital”, të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, në gjatë vitet e fundit janë në betejë të ashpër me Qeverinë, më shumë sesa edhe vetë Opozita.

Kujtojmë këtu rastin e mushkonjave. Berisha kohë më parë, publikoi denoncimin e një të ashtuquajturi “qytetari dixhital”, sipas të cilit, në Divjakë po bëhet trafik droge me avion nën hunden e Policisë së Shtetit. Më pas ishte avioni i italianit Giorgo Riformato, i cili u rrëzua në Plazhin e Divjakës.

Giorgio Riformato, i akuzuar për trafik droge, drejtonte avionin, i cili më 10 prill të vitit 2014 u rrëzua në plazhin e Divjakës me 300 kg kanabis.  Avioni i drejtuar nga shtetasi Riformato është gjetur i ulur në zonën e plazhit të Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t’u ngritur.

Më tej, kujtojmë denoncimet e Berishës, ku theksohej se Policia e Shtetit është e përfshirë në trafik droge.

Prova më e fortë për këto denoncime të Berishës, është fakti se katër nga ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit në vitet 2014-2017 aktualisht janë të arratisur jashtë shtetit dhe janë në kërkim.

Një rast tjetër është ai i “Xhisielës” në Fushë-Krujë, që bëri jo pak bujë në media.

LEXO EDHE:  Denoncim i fortë i Berishës/ Ja si anëtari i rilindjes vjedh pronat private dhe publike në Korçë

Ishte Berisha ai që publikoi i pari rastin, ku theksohej se “djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja kishte përdhunuar një vajzë të re”. Në fillim u cilësua shpifje, por më pas hetimet nxorën në dritë të tjera detaje. Gjithçka që kishte thënë Berisha rezultoi e vërtetë.

Më pas kemi rastin e fundit, që është edhe ngjarja që tronditi mbarë oponionin publik. Bëhet fjalë për përdhunimin në grup të një minoreneje në Kavajë, në ambientet e shkollës, ngjarje e cila u bë publike vetëm pas denoncimit të Berishës.

Po ashtu edhe vënia në pranga e Klement Balilit, së pari u publikua nga Berisha, dhe më pas u konfirmua nga Policia e Shtetit.

Këto që përmendëm më sipar janë vetëm disa nga rastet që janë zbardhur dhe bërë publike, vetëm pas denoncimit nga “qytetari dixhital”.

Ndërkohë, sot Policia e Shtetit ka reaguar ndaj denoncimeve të Berishës, të cilin e akuzon për shpifje dhe e paralajmëron për kallëzim penal.

Pra, mesa duket”qytetari dixhital” e tremb Ramën dhe Lleshajn, të cilët i kanë “vërsulur” Policinë, Sali Berishës./ CNA.al

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bodanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  Arrestimi i mbështetësve të opozitës/ Berisha: Të ngrihemi kundër këtij terrori

LEXO EDHE:  Arrestimi i mbështetësve të opozitës/ Berisha: Të ngrihemi kundër këtij terrori

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Masat e reja anti-Covid/ Flet Shefja e Epidemiologjisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-Covid. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur rreth masave të reja anti-Covid dhe nëse të vaksinuarit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar Covid-19.

Sipas Tominit, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë Covid.



“Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë”.

“Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Për impaktin është shumë i rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken, por preken më pak se të pavaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit”, shprehet Tomini në abc news./ CNA.l

LEXO TE PLOTE

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Ekonomi flet për postin e ri/ Është përgjegjësi e madhe, më duhet më shumë siguri

LEXO EDHE:  Berisha: 1 miliard euro vjedhje nga Rama dhe qeveritarët e tij gjatë vitit 2015

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE