Connect with Us

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Aktualitet

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Publikuar

-

Sali Berisha duke folur per mediat

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të forta të ish-kryeministrit Sali Berisha kundër drejtuesve të uniformave blu.

Policia e Shtetit i ka cilësuar shpifje, akuzat e Berishës, ndërsa e paralajmëron ish-kryeministrin se do të kallëzohet penalisht.
Sipas Policisë, çdo hetim që do të provojë bazën e çdo akuze të ngritur nga ish-kryeministri Berisha, do të jetë e mirërpritur.
“Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese. E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria. Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë këtu se, dje Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri e cilësoi Jaupin si “bajlozin e zi të kanabizimit të Shqipërisë”, ndërsa qytetin e Tepelenës, nga është me origjinë edhe kreu i sapoemëruar i Policisë së Tiranës, e konsideroi si “kryeqytetin europian të kanabisit”.

Berisha renditi një emrat e disa prej funksionarëve më të lartë të Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së Ramës, duke i akuzuar si të lidhur ngushtë me kanabizimit e vendit.

Postimi i plotë i Berishës
Bota e narkosit feston!
Bajlozi i zi i Kanabizimit te Shqiperise. Rabani Jaupi emerohet narkokomisar i Tiranes!
Lexoni denoncimet e shumta te bera ne vite nga qytetare dixhitale per bajlozin e hashashit. sb
Gusht 19 2016
Ja se si Shqipria perfundoje ne Kanabistan!
TE gjithë drejtuesit çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian e Kanabisit Tepelena!
Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga Kryeqyteti i europian i kanabisit Tepelena qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan!
Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje
Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena
Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena
Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena
Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena
Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena
Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena
Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena
Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena
Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena
Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë
Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena
Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena
Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena
Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena
Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena
Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena
Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena
Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.
LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014
Në Ministrinë e Brendshme
Ministri i Brendshëm nga Tepelena
Zv.ministri nga Kurveleshi
Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi
Drejtori i Kabinetit nga Tepelena
Drejtori i SHKB nga Tepelena
Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena
Zëdhënësi nga Tepelena
Sekretarja nga Tepelena
Truproja nga Tepelena
Komandanti i Gardës nga Tepelena
Zv.komandati i Gardës nga Tepelena
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena
Zv.drejtori nga Kurveleshi
Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena
Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena
Në drejtorinë e Tiranës
Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena
Në Durrës
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi
Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi
Në Fier
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi
Në Vlorë
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi
Në Gjirokastër
Drejtori i Policisë nga Tepelena
Shefi i Qarkullimit nga Tepelena /Lapsi.al
15 Korrik2017
Te reja skandaloze per ngarkesen prej 30 tonesh droge qe u kap ne Lakatund
Te implikuar klani Xhafa dhe drejtues kryesore qendror dhe lokal te policise
Oficeri dixhital informon:
Hashashi i kapur parmbreme ne Llakatund eshte mbi 30 ton
Ai i perket klanit Xhafa dhe drejtueseve te larte policise, Nallbati, Jaupi dhe Aldos, shef i krimeve te Fierit!
Grupi i tyre po pregatitet per te marre perseri malon pasi te djegin vetem nje sasi te vogel! sb
Lexoni mesazhin e oficert dixhital!
Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me ngjarjen e ndodhur parmbrem ne vlore ku jan kapur rreth 30 tone hashash nga policia. Kete ngjarje kreret e policies se shtetit po mundohen ta fshehin lidhur me autoret e saj. Hashashi i kapur ne llakatund nuk ju perket Habilajve informacioni i nisur tek ju ka qene per per dizinformim dhe per te fshehur gjurmet sepse hashashi i perket shtetasve Kreshnik (Niku), vellait te tij Ervinit, Gonit vllait te ministrit Xhafa, Renato Saliut nga Fieri, Aldos shefit te krimeve Fier, ish drejtorit te policis se fierit Neritan Nallbati dhe Zevendes drejtorit te pergjithshem Rebani Jaupi.Pjesa me e madhe e hashashit ka qen e mbjell vjet ne zonen e pyllit te hoxhares e darzezes nga Renato, Kreshniku, Ervini dhe Goni, keta kishin mbeshtetjen e drejtorit Neritan Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos, 30% e mallit te kapur i perket Neritanit, Rebaniut dhe Aldos. Dje pas operacionit Rebaniu nuk ishte entiuzast per resultatin po i pikelluar. Keta po organizohen per ta mare mallin ku do te djegin vetem nje sasi te vogel, kete gje e them pasi e kame degjuar nga njerez te tyre te besuar.
Kreshniku me Gonin kane nje organizat kriminale te sofistikuar ne Vlore dhe ne Fier, ata jane te lidhur ngushte me policin e kufirit vlore, pollicin e rendit vlore dhe fier ku disa emerime te rendesishme ne rang drejtusesh i kane bere vet ata me ndihmen e ministrit xhafa per mbarvajtjene trafikut te tyre te droges ne shqiperi, itali dhe greqi.
Dy skafe jane mbytur ne det me nga dy persona ku ne te dyja rastete ka qen malli i Gonit te xhafes.
Rasti i fundi eshte ai i dates 03.07.2017 ku jane zhdukur dy persona, ndersa rasti tjeter ka ndodhur disa muaj me pare ne fillim te ketij viti ne muajin mars ku u gjete nje skaf me droge ne karaborun i perplasur ndersa dy trupat u gjeten ne kohe te ndryshme te mbytyr ne dete, ne kete raste malli ka qene i Gonit te xhafes dhe vellezerve nga llakatundi Kreshnik dhe Ervin, ky grup dhe ateher si ne rastin e fundit bashke me policin nuk i ka len personat te kthehen mbrapa pasi ata kane thene se ka shum det dhe kishin probleme me skafin, keta ju kane then vazhdoni per ne itali nuk ka kthim mbrapa dhe u mbyt Mania me ndihmesin e tij.
Goni xhafes ka lidhje me klanet me te forta siciliane che kalabrese ne itali pasi Goni ka qen i denuar me 12 vjet burg ne itali per trafik nderkombetar droge.
19/10/2017, 15:27:29:
Zoti Berisha pershendetje te perzemerta per te gjith te mirat qe po ben ne luften kunder krimineleve.Jam nje agjent i forcave operacionale drejtorise se pergjthshme
Doja te denoncoja dhe 1 fakt te ri me urdher nga lart shefi bujar ahmeti tepelens dhe ushtare i rebani jaupit i betuar po na nxjerr privatisht te mbajm ne vezhgim prokuroret dhe deputet e opozites pa asnje procedim penal me shkrim dhe autorizim
Gjithashtu po perdoremi kundra kundershtareve te tyre politik ne shum operacione gjithashtu ai ka grupin e tij me oficer klod cenaj qe han e pine bashk dhe marrin dietat e karburantet kurse ne te tjeret ngrohemi ne diell as leket e dietave nuk na i japin te sakta ju lutem publikoje anonim se na marin jeten keta gjakpirsa
8 Janar 2018
Noriega zevendeson Narkodrejtorin e Sajmir Habilajt, Çako me Narkodrejtorin e Gon Xhafes, Jaupi
Lexoni mesazhet qe qytetaret dixhital kane derguar per famozin Jaupi, trafikant, ryshfetxhi, ushtar i krimit etj etj
Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me zhdukjen e shtetasit Adriano Jaho dhe ndihmesin e tij Ariseld Maze. Te dy keta persona jan skafista dhe meren me trasport droge (hashash) nga shqiperia ne itali, ku nisen gjithmon nga Vlora nen mbeshtetjen e policise. Adriano Jaho ka hotel Europen ne Vlore, njihet me pseudonimin Toshi. Te dy keta persona Toshi i Europes dhe Ariseld Maze te cilet raportohen te humbur nga dt 3 korrik, ku policia thot qe jan nis nga durresi nuk eshte e vertet. Te dy keta persona pasi kane ngarkuar skafin me 2 ton hashash tek kanali ne orikum me ndihmen e policis kufitare te vlores jan nisur per ta cuar ne itali. Pasi kan ecur per rreth 45 min ata kan pasur probleme me skafin, ju kane kerkuar ndihe miqe e te tyre qe te kthehen por policia nuk i ka len te kthehen pasi ata e kishin ber punen e tyre ku kan mare 30 mij euro dhe po te ktheheshin do ju hapnin probleme pra eshte vet policia qe i ka vrare me doren e vete keta dy trafikant. Droga ne skaf ka qen e Gonit vllait te ish ministrit Xhafaj dhe nje personi tjeter Gjergji. Goni dhe gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te vlores te cilet sigurojn nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty.
Po keshtu keta dy Adi dhe Luani me dt. 19 maj 2017 kan nisur toshin e europes me nje gomone me 2.2 ton hashash e cila u gjet e braktisur ne brigjet italiane, dhe kjo ngarkes ka qen e Gonit te Xhafes dhe Gjergjit por Rebaniu e fshehe kete!
Te lutem ruaj anonimitetin Doktor se keta nuk tallen te heqin qafe
Zoti Berisha pershendetje te perzemerta per te gjith te mirat qe po ben ne luften kunder krimineleve.Jam nje agjent i forcave operacionale drejtorise se pergjthshme
Doja te denoncoja dhe 1 fakt te ri me urdher nga lart shefi bujar ahmeti tepelens dhe ushtare i rebani jaupit i betuar me urdher te tije po na nxjerr privatisht te mbajm ne vezhgim prokuroret dhe deputet e opozites pa asnje procedim penal me shkrim dhe autorizim
Gjithashtu po perdoremi kundra kundershtareve te tyre politik ne shum operacione gjithashtu ai ka grupin e tij me oficer klod cenaj qe han e pine bashk dhe marrin dietat e karburantet kurse ne te tjeret ngrohemi ne diell as leket e dietave nuk na i japin te sakta ju lutem publikoje anonim se na marin jeten keta gjakpirsa
Prsh doktorr.Zvdrejtori pergjithshem policise shtetit Rebani Jaupi ban show ne Velipoje per dy ndertime kolibe shkarkon gjithe efektivet e policise dhe ne aksin kryesor te veriut ne ane te rruges para mbikalimit ne fushkruje merr 10 mije euro per te vazhduar ndertimin pa leje te nje bisnesi pllakash!fillimisht i dergoi shefin e komisariatit krujes ti bente presion dhe i ben nja 2 letra per ne prokurori dhe me pas i moren 10mije euro te vazhdoje ndertimin megjithse akoma jane letrat ne prokurori.
Ja dhe fotot ku jane vec te lutna anonim se na heqin prej pune kta!Disa her jan ankue tek komisariati digjital banor te zones se bisnezi nuk e ka as ne toke te vet,po aty vazhdohet puna me ritme te shpejta se ka mare ok e drejtusit komisariatit krujes pasi ka dhene eurot
Te reja nga repubilka e Norieges!
Policia e implikuar direkt ne zhdukjen Adriano Jahos dhe Arseld Maze! Ata transportonin drogen e klanit Xhafa.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital
Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me zhdukjen e shtetasit Adriano Jaho dhe ndihmesin e tij Ariseld Maze. Te dy keta persona jan skafista dhe meren me trasport droge (hashash) nga shqiperia ne itali, ku nisen gjithmon nga Vlora nen mbeshtetjen e policise. Adriano Jaho ka hotel Europen ne Vlore, njihet me pseudonimin Toshi. Te dy keta persona Toshi i Europes dhe Ariseld Maze te cilet raportohen te humbur nga dt 3 korrik, ku policia thot qe jan nis nga durresi nuk eshte e vertet. Te dy keta persona pasi kane ngarkuar skafin me 2 ton hashash tek kanali ne orikum me ndihmen e policis kufitare te vlores jan nisur per ta cuar ne itali. Pasi kan ecur per rreth 45 min ata kan pasur probleme me skafin, ju kane kerkuar ndihe miqe e te tyre qe te kthehen por policia nuk i ka len te kthehen pasi ata e kishin ber punen e tyre ku kan mare 30 mij euro dhe po te ktheheshin do ju hapnin probleme pra eshte vet policia qe i ka vrare me doren e vete keta dy trafikant. Droga ne skaf ka qen e Gonit vllait te ish ministrit Xhafaj dhe nje personi tjeter Gjergji. Goni dhe gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te vlores te cilet sigurojn nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty.
Po keshtu keta dy Adi dhe Luani me dt. 19 maj 2017 kan nisur toshin e europes me nje gomone me 2.2 ton hashash e cila u gjet e braktisur ne brigjet italiane, dhe kjo ngarkes ka qen e Gonit te Xhafes dhe Gjergjit.Ne te gjitha keto Rebaniu ka 30% e tije
Te lutem ruaj anonimitetin Doktor se keta nuk tallen te heqin qafe

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Shkaktoi aksident në Korçë/Policia arreston 21 vjeçarin

LEXO EDHE:  Mbante armë dhe lëndë narkotike në banesë/ Në pranga 54 vjeçari

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Zhduket në serbi gazetari/ Policia gjen veturën e parkuar me dyer të hapura

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Zhduket në serbi gazetari/ Policia gjen veturën e parkuar me dyer të hapura

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Protestuesit nuk respektojnë masat/ Policia “thyen” demonstratën

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Zhduket në serbi gazetari/ Policia gjen veturën e parkuar me dyer të hapura

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE