LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paratë ruse/ Top Channel hedh dritë mbi lobimet e Bashës

26 Mars 2019, 15:40, Aktualitet CNA
Paratë ruse/ Top Channel hedh dritë mbi lobimet e Bashës

Në një kohë kur kreu i opozitës Lulzim Basha është në hetim nga Prokuroria për ?lobimin rus?, detaje të reja priten të zbardhen lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur.

Një dokumentar i realizuar në Uashington, i cili do të transmetohet në ?Top Channel?, pritet që të hedhë dritë mbi lidhjet ruse në Shqipëri.

Në këtë dokumentar do të trajtohen disa çështje që kanë të bëjnë me ndërhyrjet ruse në rivalitetin politik në Shqipëri, ku thuhet se janë paguar qindra mijëra euro.

Kanë qenë disa gazetarë amerikanë, të cilët gjatë një investigimi kanë zbuluar përfshirjen e rusëve në vendin tonë.

Po ashtu, në këtë dokumentar do të flitet edhe mbi kompanitë offshore me origjinë ruse, që janë përdorur për të lobuar në SHBA, si dhe hetimet e FBI-së ndaj lobistëve amerikanë.

Kujtojmë që kreu i opozitës refuzoi kërkesën për paraqitje në Prokurori, duke e cilësuar si të panevojshme dhe të pambështetur në ligj./CNA.al

Lajmet e fundit nga