LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një miliard USD për murin SHBA-Meksikë/ Pentagoni sfindon Kongresin

26 Mars 2019, 19:17, Aktualitet CNA
Një miliard USD për murin SHBA-Meksikë/ Pentagoni sfindon

Me një lëvizje të papritur, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka ofruar 1 miliard dollarë për projektin e presidentit Trump për murin me Meksikën. Vendimi ka shkaktuar irritimin e demokratëve, pasi sipas tyre Pentagoni ka shpërfillur Kongresin dhe njëkohësisht ka marrë para të destinuara për projekte të tjera.

Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar transferimin e 1 miliard dollarëve fonde ushtarake për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Sipas mediave amerikane, paratë do t?i dorëzohen Departamentit të Sigurisë së Brendshme për të mbështetur ngritjen e 91 kilometrave mur të lartë mbi 5 metra.

Gjithashtu, fondi parashikon investime për përmirësimin e rrugëve dhe ndriçimit në disa seksione të kufirit ? ka bërë të ditur Pentagoni. Por lëvrimi i 1 miliard dollarëve për murin mund të çojë në pezullimin e 150 projekteve të tjera të parashikuara brenda territorit amerikan dhe jashtë shtetit. Senatorët demokratë kanë dënuar vendimin për të autorizuar transfertën miliardere pa një aprovim në Kongres.

?Ne kundërshtojmë fuqishëm si thelbin e transfertës ashtu edhe veprimin e Departamentit të Mbrojtjes pa kërkuar më parë konsensusin e Kongresit dhe komisioneve parlamentare për mbrojtjen?, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Sipas demokratëve, veprimi i njoftuar nga sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Patrik Shejnahan bie ndesh me rregullat e përvetësimit të fondeve. Më 14 Mars, Senati amerikan dhe Kongresi votuan për të bllokuar lëvizjen e presidentit Donald Trump për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, në mënyrë që të siguronte fonde për murin. Një ditë më pas, Trump vendosi veton e parë për të shfuqizuar vendimin e Kongresit.

Lajmet e fundit nga