LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis seanca për Tahirin/ Ja kërkesa e avokatit mbrojtës  

26 Mars 2019, 10:21, Aktualitet CNA
Nis seanca për Tahirin/ Ja kërkesa e avokatit mbrojtës  

Ka nisur seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri ka mbërritur pak minuta më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se avokati i Tahirit, Maksim Haxhia mund të kërkojë gjykim të shkurtuar për ish-ministrin.

Ish-ministri akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës, pas zbulimit të përgjimeve të ?Habilajve?.

Sot, do të bëhet shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, të cilët ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

Dosja Tahiri, përmban 53 fashikuj, të cilët janë dërguar me karrocë në sallën e gjyqit.

Seanca për Tahirin/ Gati shqyrtimi i fashikujve të Prokurorisë

Lajmet e fundit nga