LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriminelët e kanë privatizuar/ A ka pjesë ministri Lleshaj në lokalin e Gardës?

26 Mars 2019, 20:13, Aktualitet CNA
Kriminelët e kanë privatizuar/ A ka pjesë ministri Lleshaj

Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë më e komentuara ditën e sotme nga mediat dhe personalitetet e politikës.

Në lidhje me akuzat ndaj Tahirit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar denoncimin se Dritan Gjoka është i dënuar në burg në qytetin e Athinës për drogë.

Sipas asaj që shkruan Berisha dënimi daton që në kohën e Tahirit, pasi Dritan Gjoka shërbente dhe si shef i grupit të shoqërimit të Tahirit dhe mbante lidhjet me boset e Marjuanës.

Më tej shkruan se lokali i Gardës është privatizuar nga personat e përmendur më sipër, dhe mbetet për t?u parë nëse ka pjesë Lleshaj në këtë lokal.

?Ja çfare e lidh Vasal Kimikun me Sajmir Trafikun

Lexoni mesazhin! sb

Pershendetje dr Leke Gjoka Vellai i shefit te grupit te sander lleshit Dritan Gjoka eshte i denuar ne burg ne athine per droge qe ne kohen e Tahirit pasi Dritan Gjoka sherbente dhe si shef i grupit te shoqerimit te tahirit dhe mbante lidhjet me boset e Marjuanes. Nderkohe qe ka marre shoqerues dhe Sajmir Koka dhe Blerand Kocillari te cilet jane truprojat personale te trafikantit Albi Dabulla dhe po perserisin skemat e sajmir tahirit per lidhjet me trafikantet. Dritan Gjoka bashke me Astrit Osmani shef finance ne Garde kane privatizuar lokalin e gardes mbetet per tu pare ka sandri pjese ne ate lokal?,- shkruan Berisha. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga