Java e 26-të e Superiores nis me Kukësi-Partizani/ Çmimi i biletave është i frikshëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Java e 26-të e Superiores nis me Kukësi-Partizani/ Çmimi i biletave është i frikshëm

Publikuar

-

Klubi i Kukësit ka bërë të ditura çmimet e biletave për ndeshjen e së premtes kundër Partizanit, takim ky që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Ndoshta për të parën herë në një ndeshje të Kategorisë Superiore, bileta më e lirë është 1000 lekë (të reja), ndërkoha që çmimi biletave e Tribunës VIP dhe sektorëve A dhe B është 2000 lekë.

LEXO EDHE:  Surprizojnë sondazhet/ Kukësi i kalon socialistëve

Çmimi nuk përkon me asnjë nga takimet e mëparshme që Kukësi ka zhvilluar në “Elbasan Arena”. Në një kampionat ku kemi një numër shumë të pakët tifozësh në stadiume, kjo lëvizje e klubit verilindor nuk mund të anashkalohet si hiçgjë. /CNA.al

Aktualitet

Rama nuk kursehet ndaj opozitës/ Nuk rrëzohet qeveria duke kënduar himnin

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish sot akuzat në drejtim të opozitës.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se opozita ka degraduar deri në atë pikë, sa është gati të kthehet në zëdhënëse të atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë zërin Shqipërisë.

“Ata që braktisën detyrën kanë degraduar deri në atë pikë sa janë gati të kthehen në zëdhënës të atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë zërin Shqipërisë. Janë gati të përqafojnë ata që janë duan ti fusin shkelmin Shqipërisë”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Surprizojnë sondazhet/ Kukësi i kalon socialistëve

Më tej, ai ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se qeverinë nuk mund ta rrëzojnë duke kënduar himnin dhe as duke kërcënuar.

“Sado stonato ta këndojnë himnin nuk e rrëzojnë dot qeverinë. Nuk e ndryshojnë dot shumicën duke kërcënuar apo duke shantazhuar”-u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve/ PD i drejton gishtin Ramës

Publikuar

-

By

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Albana Vokshi, ka komentuar raportin  për situatën e rënduar të mediave në Shqipëri.

Vokshi listoi të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve nga politikanët dhe gjyqtarët e vendit tonë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka denoncuar, prej kohësh, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri. Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira.

Media e Lirë është kushti i panegociushëm për hapjen e negociatave.

Në situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufinj” ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018”-thuhet në raport.

Në publikimin e sotëm të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke parë si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama.

Ai ka vënë nën kontroll shumicën prej tyre, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licensave korruptive, siç evidentohet në raport.

Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin se për “kapjen e mediave dhe përqëndrimin e tyre në duart e një grushti biznemenësh të mëdhenj.”

“Politikanët, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe fabrikantë të lajmeve të rreme.” -thekson raporti, i cili kritikon  dy projektligje për median të Edi Ramës si propozime që “forcojnë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe kufizojnë aksesin tek lajmet dhe informimi.”

Parimi i Ramës është atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa – e kërcënon e shantazhon, fyen, përçmon, e çon në gjyq.

Në indeksin botëror të Lirisë së Medias, Reporterët Pa Kufij ngrenë shqetësimin se “Gazetarët janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike informoi organizatat ndërkombëtare për përkeqësimin e lirisë së medias, duke listuar të gjitha rastet e gazetarëve të kërcënuar dhe intimiduar nga qeveria dhe mafia.

  1. Gjatë vitit të kaluar ka patur raste të rënda të kërcënimit të gazetarëve për shkak të detyrës.
  • Persona të paidentifikuar qëlluan në mes të natës shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vetëm sepse ajo denoncoi lidhjet e deputetit të PS Jurgis çyrbja me bandën e Shullazit.
  • Gazetari Julian Shota u kërcënua me armë në kokë sepse po transmetonte një shpërthim në një biznes në Laç.
  • Policia goditi në kokë kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi, ndërsa po raportonte protestën e opozitës para MB.
  1. Intimidimi përmes padive në Gjykatë:
  • Kryeministri Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi për shpifje dhe prishje të imazhit, vetëm sepse ai ka publikuar disa raste të pastra korrupsioni të Qeverisë. Gazetqari Rakipi zbuloi se firma fituese e projektit 40 milionë euro të Unazës së Madhe kishte marrë tenderin me letra të fallsifikuara.
  • Gazetarja investigative Klodiana Lala u kërcënua me hetim për një raport të publikuar në BIRN dhe Zëri i Amerikës, ku denoncohet blerja e votave në Qarkun Durrës gjatë 2017-ës, ku përfshihet drejt për së drejti Vangjush Dako dhe një nga bandat e Durrësit.
  • Jetmir Olldashi, gazetari investigativ është marrë i pandehur, vetëm sepse publikoi lidhjen e vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj me trafikun e drogës.
  • Basir Çollaku, një tjetër gazetar investigativ u padit nga kreu I gr parl të PS vetëm sepse ai publikoi një intervistë me oficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimin me armë në kokë brenda rajonit të policisë në prani të Ballës, për të heshtur për akuzën e përdhunimit nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
  • Prokuroria e Vlorës kërkoi praninë me forcë të gazetarit Elton Qyno vetëm, sepse ai botoi një artikull për vrasjet dhe zhdukjet mafioze në Vlorë.
  • Edhe rasti i mëparshëm i gazetares Alida Tota, që investigoi vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë, bën përgjegjës direkt kryebashkiakun Erion Veliajn, kampion i blerjes së medias.
LEXO EDHE:  Surprizojnë sondazhet/ Kukësi i kalon socialistëve

Të gjithë këto, kanë “krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” thuhet në indeksin boteror për  lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij.

Tejet e shqetësuar nga kjo situatë, Partia Demokratike ka informuar në vijim të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare për Lirinë e Medias.

Partia Demokratike ka kërkuar prej tyre të sjellin misione monitorimi për situatën e rëndë të medias në Shqipëri, si dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre ndaj Kryeministrit  për të ndalur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërhiqet Basha/ Kërkon marrëveshje për zgjedhjet

Publikuar

-

By

kreu i PD lulzim basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar mbledhjen e kryesisë.

Basha i ka propozuar kryesisë së PD-së pesë vendime të rëndësishme.

Ai ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje vetëm pasi të kenë krijuar kushtet për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kryetari i PD-së tha se do të bëhet marrëveshje me partitë e opozitës.

LEXO EDHE:  Surprizojnë sondazhet/ Kukësi i kalon socialistëve

Ndryshe nga herët e tjera Basha nuk ka përmendur kushtin e largimit të kryeministrit Rama./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Aktualitet17:04 - 14 Prill, 2019

Venezuela bllokon sinjalin e “Deutsche Welle”-s

Autoriteti i Audioviziv i Venezuelës ka hequr nga rrjeti kabllor sinjalin transmentues të “Deutsche Welle”-s. Reagim ndaj emisioneve speciale për...

Aktualitet16:54 - 14 Prill, 2019

Trump thirrje demokratëve: Ndryshoni menjëherë ligjet për emigracionin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgënjeshtroi njoftimet se i ka kërkuar Sekretarit në detyrë të Sigurisë Kombëtare mbylljen...

Aktualitet15:22 - 14 Prill, 2019

Përplasen dy automjete/ Mbeten të plagosur 6 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në Suharekë të Kosovës. Sipas informacioneve kanë ngelur të plagosur gjashtë persona, pasi në aksident...

Trending

Read previous post:
Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Close