LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari ironizon Policinë/ Liston “shpifjet” më të mëdha të Berishës

26 Mars 2019, 13:40, Aktualitet CNA
Gazetari ironizon Policinë/ Liston “shpifjet” më të

Policia e Shtetit, sot në një deklaratë për mediat, akuzonte për shpifje, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe paralajmëronte kallëzim penal.

Ndërkohë në lidhje me këtë paralajmërim të Policisë së Shtetit ndaj ish-kryeministrit, ka reaguar edhe gazetari i njohur, Klodian Tomorri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tomorri ironizon deklaratën e Policisë, duke numëruar disa nga denoncimet e Berishës që kanë rezultuar të sakta dhe kanë bërë bujë mjaft të madhe në opinionin publik, siç ishte edhe përdhunimi i të miturës në Kavajë, por edhe trafikut të lëndëve narkotike me avionë në Divjakë.

Reagimi i plotë i Tomorrit

Shpifesi dixhital

Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzoje penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje te panumerta ndaj policise se shtetit.

Me poshte jane disa nga shpifjet me te renda dhe dashakeqe.

1-Ne Divjake po behet trafik droge me avion nen hunden e policise se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi ne te vertete avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.

2-Policia e Shtetit eshte e perfshire ne trafik droge. Kjo eshte nje nga shpifjet me dashakeqe qe eshte bere ndonjehere ndaj policise se shtetit. Prova me e forte per kete shpifje eshte fakti se shume nga ish drejtuesit e policise se shtetit ne vitet 2014-2017 aktualisht jane te arratisur jashte shtetit dhe jane ne kerkim.

3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.

4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital.

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Lajmet e fundit nga