LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

26 Mars 2019, 21:00, Aktualitet CNA
Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja

Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t?i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga