LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 rregullat e pashkruara të veshjeve që duhet t’i ndjekim nëpër dasma

26 Mars 2019, 09:25, Lifestyle CNA
7 rregullat e pashkruara të veshjeve që duhet t’i ndjekim

Ne të gjithë e kalojmë atë fazën stresuese kur duhet të vishemi për një dasmë! Duhet të dukeni e mahnitshme, por jo me diçka të ekzagjeruar.

Për këtë ekzistojnë disa rregulla ku duhet të bazoheni para se të nxitoni.

Ne ju sjellim gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni për veshjen formale, që të jeni e ftuara e veshur më mirë pa u stresuar.

1.Fustani është një zgjedhje e sigurt

Ndërsa ju po mendoheni si të kombinoni fundin ose pantallonat me xhaketën, zgjidhni një fustan të besueshëm.

2.Shmangni gjatësitë e shkurtra

Nuk është vetëm për të respektuar nusen, por gjithashtu për faktin që veshjet e gjata janë më seksi. Sidomos ato me funde të çrregullta. Zgjidhni gjatësitë poshtë gjurit.

3.Shmangni dantellën e bardhë

Dantella e bardhë dhe kremi është një ?Jo? e madhe kur merrni pjesë në një dasmë si e ftuar. Lërjani këtë territor nuses. Në vend të kësaj zgjidhni teminat dhe dantella me ngjyrë.

4.Është OK-ej të visheni me të zeza

Bota moderne ka treguar shumë ndryshime të mrekullueshme, mes tyre pranimi i veshjes me të zeza në dasmë dhe pagëzim.

5.Gjithmonë mbani një çantë të vogël për gjërat esenciale

Çantat e mëdha nuk janë për raste speciale, më shumë duket sikur po shkoni në ndonjë aktivitet të përditshëm. Shkoni për diçka minimale, me një çantë mikro.

6.Vishni këpucë me të cilat mund të ecni GJITHË ditën

Nuk ka asgjë më të keqe se sa të vishni një palë këpucë me taka vetëm për të zbuluar se do të çaloni kur kërceni. Gjeni këpucët më të rehatshme!

7.Zgjidhni veshje me mëngë ose merrni një veshje të sipërme ceremoniale

Ka shumë ceremoni martese që mbahen në vende të shenjta dhe kërkojnë një kod veshje të respektuar.

Burimi: Who What Wear

Lajmet e fundit nga