LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Avokatit/ Gazetarja zbulon informacionin e celularit të zhdukur

25 Mars 2019, 22:24, Aktualitet CNA
Vrasja e Avokatit/ Gazetarja zbulon informacionin e celularit të zhdukur

Ndërkohë që ekspertët e policisë kanë hetuar vendin e ngjarjes së vrasjes së avokatit të ndjerë Ravik Gurra, ata nuk kanë arritur të shtien në dorë aparatin e tij celular, që vijon të jetë i zhdukur. Kjo pasi, nga sa hamendësohet, ai është marrë nga vrasësit për arsye se ka patur informacion të bollshëm që mund të shpinte në identifikimin e atentatorëve.

Këtë hollësi e ka sjell nëpërmjet emisionit “Opinion” gazetarja e kronikës së zezë, Klodian Lala, e qenë prezente në këtë emision. Sipas Lalës para një viti e gjysmë avokati Gurra i ka shprehur një shqetësim një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit…

Avokati para një vitit e gjysmë ka shprehur një shqetësim pranë një zyrtari të lartë të Policisë së Elbasanit, por e ka lënë në kuadrin miqësor. Ata që kanë patur informacion, më kanë thënë se avokati ka dhënë detaje të sakta për ata që e këecënonin. Ka pretendime që një pjesë të atyre kërcënimeve që konstatonte i ka renditur në një celular që nuk dihet se në duart e kujt është”,- ka thenë Lala./ CNA.al

Lajmet e fundit nga