Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Publikuar

-

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, Presidenti Trump tha të hënën se zoti Mueller kishte vepruar në mënyrë të ndershme, duke e nxjerrë atë të pafajshëm ndaj akuzave për bashkëpunim me Moskën.

Udhëheqësi amerikan e pati cilësuar shumë herë hetimin “gjueti shtrigash”, por pas publikimit të një përmbledhjeje të raportit të zotit Mueller, u shpreh se konkluzioni i tij ishte “100 për qind ashtu siç duhej”.

Zoti Trump reagoi si fitimtar ditën pasi Prokurori i Përgjithshëm William Barr publikoi përmbledhjen e raportit të zotit Mueller lidhur me hetimin që zgjati për 22 muaj, duke thënë: “Ne nuk mund ta lejojmë t’i ndodhë kjo një tjetër presidenti amerikan.”

Presidenti tha se zyrtarët e zbatimit të ligjit që hapën hetimin para fillimit të hetimit nga zoti Mueller në maj të vitit 2017 bënë “shumë gjëra të këqija”, prandaj ata duhet të mbahen përgjegjës në një hetim të ri. Ai i cilësoi veprimet e këtyre zyrtarëve “tradhëti.”

I ulur në krah të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump nuk komentoi lidhur me mungesën e një vendimi nga zoti Mueller lidhur me çështjen nëse ai ishte përpjekur të pengonte drejtësinë, ndërsa përpiqej të parandalonte zhvillimin e një hetimi. Donald Trump u shpreh se publikimi i raportit të plotë të zotit Mueller “nuk do të më shqetësonte aspak.”

Shtëpia e Bardhë u shpreh të hënën se raporti i Prokurorit të Posaçëm Robert Muller, provon se presidenti Trump është i pafajshëm.Prokurori i Përgjithshëm William Barr publikoi të djelën një letër ku thotë se hetimi i Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller mbi ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës nuk ka zbuluar prova se Presidenti Donald Trump, apo persona të tjerë që punonin për fushatën e zotit Trump kishin bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë. Lidhur me dyshimet e tjera në se Presidenti Trump ka penguar drejtësinë apo jo, raporti i zotit Muler nuk jep një përgjigje të qartë PO ose JO.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se hetimi i gjatë lidhur me kontaktet mes agjentëve rusë e fushatës së zotit Trump shërbeu për të shpaguar presidentin, duke thënë se konkluzionet e raportit e nxjerrin presidentit “tërësisht dhe plotësisht të pafajshëm”.

“Raporti arrin në përfundimin që është e pamundur të dilet me konkluzion. Ky raport iu dorëzua Departamentit të Drejtësisë ku u dha vendimi. Prokurori i Përgjithshëm ndoqi procesin ligjor, duke bashkëpunuar me zëvendës prokurorin e përgjithshëm, i cili ka qenë i përfshirë që në fillimet e këtij procesi dy-vjeçar absurd. Ata dolën me përfundimin se nuk kishte pengim drejtësie. Ky përfundim e nxjerr presidentin krejtësisht të pastër. Nuk di si mund ta shohësh ndryshe,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr nxori të dielën një përmbledhje me katër faqe mbi hetimet që filluan 22 muaj më parë lidhur me akuzat se fushata e Presidentit Trump kishte bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë, për të ndikuar tek zgjedhjet në favor të zotit Trump.

Zoti Barr ia dërgoi përmbledhjen Kongresit dhe e publikoi të dielën. Prokurori i Posaçëm Mueller i dorëzoi të premten raportin e tij Departamentit të Drejtësisë.

Sipas zotit Barr, raporti i Prokurorit të Posaçëm Mueller nuk përfshin ndonjë konkluzion se Presidenti Trump pengoi drejtësinë, duke ia lënë Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëvendësit të tij të dalin me përfundimin e tyre.

Megjithëse Prokurori i Përgjithshëm Barr thotë se raporti i zotit Mueller nuk eliminon plotësisht dyshimet mbi presidentin, para se të nisej nga Florida dje, zoti Trump tha se raporti “e nxjerr plotësisht dhe tërësisht të pastër”.

“Nuk kishte bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Nuk kishte pengim të drejtësisë. Nga raporti dal plotëtisht dhe tërësisht i pastër. Është për të ardhur keq që vendi kaloi nëpër këtë proces. Është për të ardhur keq që presidenti kaloi nëpër këtë proces që filloi ende pa u zgjedhur unë dhe që u hap në mënyrë të paligjshme. Shpresoj që dikush të analizojë palën tjetër,” tha presidenti.

Senatori Lindsey Graham, Kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin komentoi në Twitter: “Bravo, zotit Mueller dhe ekipit për analizën e hollësishme të të gjitha gjërave që lidheshin me Rusinë. Tani duhet ta lëmë pas këtë proces, të merremi me qeverisjen e vendit dhe të përgatitemi ta luftojmë Rusinë dhe aktorë të tjerë të huaj në 2020-ën”.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer thonë: “Duke pasur parasysh qëndrimet e njëanshme të zotit Barr gjatë karrierës së tij dhe komentet tendencioze ndaj hetimeve të Prokurorit të Posaçëm, ai nuk përfaqëson një vëzhgues neutral dhe nuk është në pozitë të nxjerrë përfundime objektive për raportin”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, Jerry Nadler tha se komisioni i tij do të thërrasë zotin Barr për të dëshmuar:

“Është shumë e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të bëjë publik raportin e plotë dhe provat që u analizuan për këtë raport. Kongresi dhe populli amerikan duhet të kenë qasje në raportin e plotë dhe dokumentacionin mbështetës. Sa më shumë nga ky informacion të bëhet publik, aq më mirë do të jetë. Unë kam në plan të luftoj për transparencë. Do t’i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të dëshmojë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin. Do të kërkojmë publikimin e raportit”- tha zoti Ndaler.

Shumë nga kandidatët demokratë në zgjedhjet presidenciale, ndër to Kirsten Gillibrand, Cory Booker, Kamala Harris dhe Elizabeth Warren, thanë dje se janë të pakënaqur nga publikimi i një përmbledhjeje të shkurtër, të përgatitur nga personi i zgjedhur nga vetë presidenti si Prokuror i Përgjithshëm.

Aktualitet

Skandali me provimet/ Ja si ministria e Arsimit pezullon maturantët për shkollim jashtë vendit

Publikuar

-

By

Mijëra mataurantë në të gjithë Shqipërinë kanë dhënë në datat 7 dhe 12 dy prej provimeve finale që ata kanë.

Mirëpo për asnjë nga këto provime nuk ka informacion. Ende nuk kianë dalë notat e provimeve kur jemi gati 10 ditë nga provimi i parë.

Vonesa të tilla përkthehen në pezullim pë rata maturantë të cilët duan të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit.

Shtete si Gjermania etj kërkojnë që dosjet me dokumentat përkatëse të aplikantëve për studime të mbërrijnë në këtë shtet përpara datës 15 Korrik.

Por nëse provimi i fundit i maturantëve është me datë 24 dhe korrigjimi merr gati dy javë, marrja e diplomave brenda afatit që kërkon Gjermania është e pamundur, pasi duhet të ndiqen një sërë procedurash deri në dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm në Gjermani.

Nuk ka zgjatur asnjëherë kaq shumë korrigjimi dhe prapë prindër e nxënës janë torturuar për të kapur afatet deri në sekondën e fundit. Ministria e Arsimit harxhoi fonde për tendera skanimi të provimeve dhe tani rezulton që me skanim vonohet më shumë se korrigjimi nga mësuesit.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini me origjinë nga kosova mesa duket  nuk ka hallin e nxënësve shqiptare. Dhe mbase nuk është informuar rreth këtyre probleme Ajo as që takon njerëz dhe as e takon njeri. Nuk është njeri politik dhe nuk është as në fushatë ku mbase ia sqaron ndonjëri. I thanë bëje me skanim, bëri tenderin për skanimin. Se kur mbaron skanimi nuk është halli i saj.

Hallin e kanë prindërit dhe gjimnazistët. Pasi të korrigjohen provimet, duhet që të gjitha rezultatet te hidhen në sistem. Të hapet sistemi për gjimnazët dhe të fillojë printimi i dëftesave.

Pastaj prindër dhe nxënës, nëse ky proces me ndihmën e Zotit arrin të mbarojë para datës 5 korrik, duhet të rrinë në rradhë tek drejtoritë arsimore ku siglohet dokumentacioni.

Pastaj dëftesa duhet dërguar në ministrinë e Jashtme te ministri tjetër me origjinë kosovare Gent Cakaj që nuk është as njeri politik, s’është as në fushatë.

Dhe te ministria e Jashtme kanë bërë revolucion. Nuk ka radha. Ministria e Jashtme i do me postë, se duhet të paguhet edhe shërbimi TNT. Po i nise dokumentat me postën shqiptare zor se të mbërrin në kohë, përveçse duhet të fillosh dezhurnin tek dera e postës.

Detyrimi që dokumentat për vulën apostile duhet të niseshin me postë, u shoqërua menjëherë me shtimin e vështirësive dhe gabimeve për dokumentat që përcilleshin me postën shqiptare. Duhen nxitur hallexhinjtë që të përdorin privatin e duhur.

Kështu vit pas viti, pas çdo halli që prindër e nxënës kalojnë në grup çdo fillim Korriku, ministritë shtojnë tenderat, shtojnë shpenzimet, fusin në lojë privatet. Dhe vit pas viti halli i prindërve e gjimnazistëve bëhet edhe  më i madh.

Vjet dëftesat dolën vetëm në 10 Korrik.

Dukë me masakruar në mes të vapës hallexhinjtë e rradhës. Vjet megjithëse provimet u korrigjuan brenda tre ditëve nga dita kur bëheshin u deshën gati tre javë të dilnin dëftesat. Sivjet as që ka filluar korrigjimi.

Gjimnazistët po rrezikojnë seriozisht të humbin një vit nga dy ministra Kosove, që s’e kanë idenë se çdo të thotë kjo për prindërit dhe vetë gjimnazistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ofertë nga Superliga, nuk do e besoni te cili ekip po transferohet Orelesi

Publikuar

-

By

Skuadrat kosovare janë duke marrë lojtarët më të spikatur në Superiore, e madje edhe këtë verë duket se ekipet e elitës së shtetit fqinj po “rrëmbejnë” futbollistët që kanë lënë gjurmë në Superiore.

Gjilani duket ekipi më aktiv, ndërsa duket se skuadra e trajnerit Gentjan Mezani e cila bëri spastrime fillimisht ka hedhur sytë edhe për mesfushorë.

Më i lakuari për momentin duket se është nigeriani Nuredin Orelesi, i cili ka spikatur në vendin tonë me skuadrat e Dinamos dhe Skënderbeut, por edhe me Vllazninë e Kamzën.

Mesfushori 30-vjeçar aktualisht ndodhte me pushime në shtetin e tij, por ka pasur ekipe edhe të Superiores që e kanë kontaktuar mesfushorin afrikan që edhe vjet ishte një nga më të dalluarit në radhët e skuadrës së Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më kanë ngacmuar seksualisht kur isha 15 vjeç”/ Ylli televiziv bën deklaratën tronditëse

Publikuar

-

Aktorja shumë e famshme Mira Sorvino është një nga personazhet e cila e ka mbështetur gjithnjë ligjin për mbrojtjen ndaj dhunës.

Mira ka folur dhe herë të tjera në lidhje me ngacmimet seksuale apo keqtrajtimet, por këtë herë i ka shkuar dhe më tej kësaj çështjeje.

Gjatë një konference në New York Sorvani ka deklaruar se në moshën 15-vjeçare kanë abuzuar seksualisht me të.

Teksa ka rrëfyer ngjarjen traumatike, Mira nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Trending

Read previous post:
Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Close