LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/Alienët inteligjentë po na mbajnë me qëllim larg së vërtetës

25 Mars 2019, 11:40, Kuriozitete CNA
Studimi/Alienët inteligjentë po na mbajnë me qëllim larg

Një grup shkencëtarësh u mblodhën këtë javë në Paris, për të diskutuar pse, pavarësisht dekadave të kërkimeve dhe probabilitetit të lartë që jeta ekziston përtej atmosferës sonë, ne ende nuk kemi kontaktuar me ta.

Një mundësi, sipas tyre, mund të jetë që alienët inteligjentë po na mbajnë me qëllim larg të vërtetës pas njerëzit do kishin vështirësi të përballonin realitetin që dhe alienët ekzistojnë.

Kërkuesit në takimin ?METI International? propozuan që alienët mund të jenë duke na mbajtur në një ?kopsht galaktik? ku na vëzhgojnë pa zbuluar ekzistencën e tyre, për të shmangur një nervozizëm në Tokë.

?Ku është gjithkush??- është pyetja që daton që në 1950 e së cilës ende s?i kemi dhënë përgjigje.

?Ka shumë mundësi që jashtëtokësorët të jenë duke imponuar një ?kopsht galaktik? që i ngjason kopshtit tonë zoologjik, sepse ata e kuptojnë se do të kishte një përçarje kulturash nëse njerëzit do të mësonin për ta. Nuk ka arsye pse të mendojmë se njerëzit kanë arritur nivelin më të lartë të njohjes. Nivele më të larta mund të evoluojnë në Tokë në të ardhmen ose mund të jenë arrirë diku tjetër.? ? është shprehur Jean- Pierre Rospars, drejtuesi i kërkimeve në Institutin Kombëtar të Kërkimit Agronomik.

Dhe çfarë duhet të bëjmë? Të thyejmë heshtjen. Të tregojmë qartazi që jemi të hapur të mësojmë për ekzistencën e tyre. Nga ana shkencore, kjo do të thotë të vazhdojmë të dërgojmë sinjale radiofonike zanore.

Lajmet e fundit nga