LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skafisti i Balilit në liri/ Artan Hoxha tregon se si kryhej trafiku i drogës

25 Mars 2019, 14:56, Aktualitet CNA
Skafisti i Balilit në liri/ Artan Hoxha tregon se si kryhej trafiku i

Gazetari Artan Hoxha pas intervistës së bërë me shtetasin Petro Dalanaj i cili u aarrestua gjatë transportimit të 700 kilogramëve kanabis në një ishull grek, drogë e cila dyshohej se është e urdhëruar nga Klement Balili.

Sipas Hoxhës, ajo çka e bën të rëndësishëm Dalanajn është fakti sepse ai është dëshmitari kyç i akuzave të ngritura mbi Klement Balilin.

?Nga kapja e skafit të Petro Dalanajt në momentin kur droga i kalonte trafikantëve greke. Me datë 8 maj të 2016-tës pas kësaj kapje që kishte mbërritur nga Shqipëria policia greke nxorri një deklaratë se ishte goditur një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës.Ajo çka e bën të rëndësishëm dëshmitarin Petro Dalanaj  është fakti se në këto dy vite vetëm janë kryer hetime për Klement Balilin i cili mori nofkën Eskobari i Ballkanit pa u pyetur një dëshmitar kyç?,-tha Hoxha.

Më tej hoxha sqaron se gjatë momentit që ai ka dhënë dëshmine në Greqi nuk ka pasur përkthyes.

?Është marrë dëshmia e Dalanaj nga shteti grek por në këto dëshmi nuk merren përkthyes për të marrë dëshminë fikse pasi Dalanaj nuk e njeh mirë gjuhën greke. Dëshmia e Petro Dalanaj do të ishte mirë të merrej nga autoritetet shqiptare që tu jepte mundësinë autoriteteve të zbardhnin çështjen si dhe të merrnin dëshmitarë të tjerë të përfshirë. Ai ngarkoi 700 kilogram në Sarandë edhe e ka bërë këtë punë vetëm për 5000 euro për shkak të problemeve familjare që kishte. Dalanaj kishte marrë një kredi?,-deklaroi Hoxha në studion e Report Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga