Si e bllokuam Flotën Ruse të mos kalonte Bosforin për në Adriatikun Verior – CNA
Connect with us

Kosova & Rajoni

Si e bllokuam Flotën Ruse të mos kalonte Bosforin për në Adriatikun Verior

Publikuar

-

NGA HAJRO LIMAJ

Kur bombarduesit amerikanë prej datës 24 Mars po intensifikonin bombardimet ajrore ndaj qendrave, objekteve dhe njësive e reparteve të blinduara serbe në Kosovë,Ministri i Mbrojtjes se Rusisë, më datën 1 prill 1999, urdhëroi anijet e tij luftarake të dislokuara në Sevastpol,ne brigjet e Detit të Zi, të niseshin urgjentisht për në Adriatik, “për shkak të situatës që po zhvillohet në Jugosllavi”. Për realizmin e këtij operacioni ushtarak, autoritetet ruse i dërguan Ankarasë njoftimin zyrtar për kalimin tranzit të anijeve luftarake ruse të Detit të Zi në detin Mesdhe, nëpërmjet dy ngushticave detare të Turqisë: Bosforit dhe Dardaneleve.

Ndaj kësaj kërkese të rrezikshme unë bera takime urgjente me shefin e kabinetit te kryeministrit dhe drejtorin e Zbulimit ne Shtamadhori. Kundërpërgjigja e Kryeministri turk, Exhevit u dha e me nje hereshme. Ai u bëri thirrje autoriteteve kryesore të Moskës, që të tregoheshin më të matur dhe më të kujdesshëm ndaj konfliktit ushtarak, që kishte filluar në Kosovë, si rezultat i politikave militariste dhe gjenocidiste të Milosheviçit. Kalimi i Flotiljes ushtarake Ruse nga Bosfori kishte shqetesuar te gjitha nivelet e larta të NATO-s dhe drejtuesit e UÇK-së, gjë e cila na kishte vendosur në një veprimtari intensive me përfaqësuesit e shtetit turk dhe atashetë ushtarakë të NATO-s, vecanërisht të Amerikës, Britanisë, Italisë , etj. Bile edhe me atshetë ushtarakë të Rusisë, nisur nga kofidencat diploamtike qe kishim krijuar.

Edhe pse kjo kërkesë ishte jashtë dëshirave të Turqisë, kalimi i anijeve luftarake nëpërmjet ngushticave të saj të Bosforit dhe Dardaneleve përcaktohej në Traktatin e Montrealit të vitit 1936. Sipas këtij traktati, shtetet që lagen nga ujërat e Detit të Zi mund të dërgojnë anijet e tyre luftarake nëpërmjet ngushticave, në qoftë se ato informojnë autoritetet turke për qëllimin e kalimit të paktën 8 ditë më parë. Ndërsa për vendet që nuk lagen nga ujërat e Detit të Zi kërkohet një periudhë prej 15 ditësh. Ato ditë anijet luftarake ruse ndodheshin të ankoruara në bazën ushtarake detare të Sevastopolit, afër Gadishullit të Krimesë, ku rusët vazhdonin të mbanin flotën e tyre të Detit të Zi.

Agjencia ruse e lajmeve “Itar Tass”, në ato ditë njoftoi se ekuipazhi i Flotiljes kishte kaluar në alarm me marrjen e detyrës luftarake për në Mesdhe, si dhe kishte filluar furnizimin me karburant të anijeve. Ishin ditët kur ushtarakët e lartë rusë kishin ndërprerë të gjitha kontaktet me NATO-n, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Jugosllavi, si dhe kishin tërhequr përfaqësuesin ushtarak të atashuar në Shtabin e NATO-s në Bruksel. Me këto përplasje të ashpra politike dhe diplomatike NATO-ja filloi të merrte masa plotësuese, mbasi reagimet ruse për intensifikimin e bombardimeve ajrore të NATO-s mbi Jugosllavinë, ishin paralajmërim i një konfrontimi të mundshëm në Mesdhe. Megjithatë, NATO-ja përsëri vlerësonte se zhurma ruse ishte më shumë “një lëvizje strategjike për t’i treguar publikut rus dhe atij botëror se Rusia është një aktor, që nuk mund të injorohet gjatë krizës së Kosovës”. Por, duhet nënvizuar se lajmi për kalimin e flotës ruse në detin Adriatik krijoi shqetësime serioze edhe tek drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datën 2 Prill më mori në telefon nga shtabi i UÇK-se kolonel Dilaver Goxhaj, i cili në emër të shefit të shtabit të UÇK-se Bislim Zyrapi më kërko të përdorja të gjitha rrugët për bllokimin e kalimit të flotës ruse në Adriatik dhe për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm për këtë punë.

Në këtë kuadër, për të gjitha kërcënimet ruse, që vinin nga rajoni që unë mbuloja, informoja Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë, të cilat koordinonin me NATO-n dhe UÇK-në. Midis të tjerave, më datën 18.04.1999, u shkruaja se “nga data 19-28 prill 1999, në ujërat e Detit të Zi, do të zhvillohet stërvitja aero-detare me pjesëmarrjen e anijeve të flotës detare ruse, të dislokuara në brigjet e Detit të Zi dhe forcave detare të Ukrainës. Në një komunikatë të komandantit të flotës ruse të Detit të Zi theksohet se stërvitja do të realizohet në një kohë kur në Ballkan po përjetohet një krizë në rritje. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 30 anije luftarake:kryqëzor dhe destrojerë me armatimet më të avancuara kundër ajrore, avionë të ndryshëm luftarakë dhe 700 trupa të flotës ruse dhe të Ukrainës.

Gjatë stërvitjes do të bëhet qitje me raketa dhe artileri, si dhe do të organizohet operacioni i minimit, operacioni i zbarkimit dhe operacioni i shpëtimit të anijeve. Burimet e flotës ruse kanë njoftuar se, në kuadrin e stërvitjes, anijet do të mund të kalojnë edhe në Detin Mesdhe, por nga burime të besueshme kofidenciale kam mësuar se kjo lëvizje aktualisht nuk do të mund te realizohet”. Për ta ndjekur më nga afër këtë zhvillim të rrezikshëm, unë shkova nga Ankaraja dhe qëndrova disa ditë ne brigjet e Bosforit, në afërsi të ujrave të Detit të Zi që bashkoheshin me ato të Bosforit.Por me gjithë presionet politike, diplomatike dhe ushtarake që ushtronte Rusia ndaj ndërhyrjes ajrore të NATO-s në Jugosllavi, ajo nuk kishte potencialet e nevojshme për një përballje të gjithanshme me SHBA dhe NATO-n. Por, dislokimi i flotës ruse në Adriatik, e shqetësonte shumë NATO-n, mbasi, nëpërmjet zbulimit elektronik, anijet ruse mund të përcaktonin koordinatat e avionëve amerikanë dhe të aleatëve të saj, për t’i goditur më pas me raketa e artileri kundërajrore, të instaluar në bordet e anijeve.

Një përplasje e tillë ushtarake do ta zgjeronte dhe thellonte krizën e Ballkanit dhe, më e rrezikshmja, do ta vinte NATO-n përballë Rusisë, si aleate besnike dhe historike e Jugosllavisë. Ky konflikt do të dilte jashtë hapësirave të Ballkanit Perëndimor dhe do të përhapej në tërë Gadishullin e Ballkanit dhe hapësirat e Mesdheut. Gjeopolitika e Ballkanit nuk ishte ajo e ditëve të sotme. Rumania dhe Bullgaria nuk ishin anëtare të NATO-s, ndaj të cilave influenca ruse, sidomos në Bullgari, ishte akoma shumë e fuqishme. Greqia ishte ndër kundërshtaret kryesore të operacioneve ajrore të NATO-s mbi Jugosllavi. Për këtë arsye, ajo nuk lejoi përdorimin e korridoreve ajrore të saj për flotën ajrore të NATO-s, që do të godiste objektet dhe trupat ushtarake serbe, që nuk tërhiqeshin nga Kosova. Po kështu, Maqedonia ishte shumë e lëkundur dhe atëherë nuk jepte besim për një mbështetje të nevojave, që do t’i lindnin NATO-s, për përdorimin e hapësirave ajrore dhe tokësore të saj kundër Jugosllavisë

Me presionin e hapur për mos dhëniën e lejeve të kalimit flotiljes ruse nga Bosfori dhe luftës së gjitahnëshme diplomatike dhe mediatike në të gjitha kanalet e Turqisë mposhtëm dhe thyem qëllimet luftarake të Rusisë ndaj luftës clirimtare të Kosovës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Publikuar

-

By

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë liberalizmin e vizave për Kosovën. Deklaratën Vuçiç e bëri gjatë takimit me përfaqësues serb të Kosovës, ku dha përgjigje edhe lidhur me taksën 100% të qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe, që vijon të jetë ende në fuqi.

Lidhur me të Vuçiç tha se Serbia do të gjejë treg për produktet e veta duke shprehur bindjen se do përshtatet me rrethanat e reja. Por presidenti serb artikuloi dhe një profeci lidhur me të ardhmen jo të këndshme të shqiptarëve.

“Sa i përket lidhjes së liberalizimit të vizave me taksat, nuk ka nevojë që taksat të hiqen. E kam ditur që nga fillimi se ato do të mbesin gjatë. Humbjet që na janë shkaktuar na kanë mësuar të përshtatemi me rrethanat e reja. Do të gjejmë treg për produktet tona. Na është dashur kohë për këtë, por do ta zgjidhim këtë problem, ndërsa shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”-tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Publikuar

-

By

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatura e Bërns në Nëntor të vitit 2018 ishte nominuar nga presidenti Tramp si kandidate për ambasadore e SHBA-së në Maqedoni, në vend të ambasadorit Xhes Bejli. Para  votimeve në Senat  ajo e kaloi edhe filtrin në Komisionin për Punë të Jashtme pranë Senatit.

Znj. Bërns është diplomate karriere. Numëron 24 vite stazh pune. Para nominimit ambasador në Shkup, nga muaji Shtatori 2017 ajo ka qenë në pozicionin zv. ambasador në Ambasadën amerikane në Athinë. Paraprakisht  ishte përfaqësuese e misionit të SHBA-së në OSBE-së, në Vjenë.Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit, por nuk njoftohet se kur Bërns  pritet ta marrë  funksionin në Ambasadën në Shkup. Paraardhësi i saj, ambasadori Xhes Bejli u largua nga funksioni në fund të muajit Shkurt 2019./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Publikuar

-

By

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave të përfshirë në rastin e njohur si “veteranët”.

Prokurorja, Lumturie Buqetaj, tha se sipas akuzës, të gjithë dyshohen për përfshirje në veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rrejshme”.

“Konsiderohet që këta persona kanë siguruar dokumentacione të falsifikuara si kritere bazë mbi bazën e të cilave aplikojnë për të fituar pagën e pensionit të veteranit luftëtar. Në këtë kontekst, këto dokumentacione; certifikata mbi statusin e veteranit luftëtar dhe vërtetimi që lëshohet nga ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale për vërtetimin e këtij statusi, kanë dalë dokumente të falsifikuara”, tha ajo.

Zonja Buqetaj tha se këto dokumente janë siguruar përmes disa ndërmjetësve të cilët kanë pranuar shuma të parave deri në tre mijë euro.

“Këto certifikata janë siguruar nga persona të ndryshëm dhe kanë kaluar nëpër disa procese nëpërmjet disa ndërmjetësuesve. Gjatë hetimit tonë, kemi identifikuar në të shumtën e rasteve një person, i cili sipas informacioneve që kemi siguruar në rrugë zyrtare është në arrati, gjendet në botën e jashtme dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që ai t’i përgjigjet ligjit”, tha zonja Buqetaj.

Në shtator të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas akuzës “nga provat është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 68 milionë eurosh“.

​Çështja e listave të veteranëve të luftës u ngrit gjatë verës së vitit të kaluar kur prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se, siç tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur atëbotë, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve thonë se numri prej 37 mijë veteranësh që gëzojnë pensionin prej 170 eurosh, nuk është i lartë, por listat nëse duken të fryra, problemi është tek ligji për veteranët që parasheh përfshirjen e shumë kategorive që kanë ndihmuar luftën e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hetimet rreth kësaj çështjeje vlerësohen ndër më të mëdhatë në Kosovë./VOA/

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

Trending

Read previous post:
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Close