LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për trafikun e drogës

25 Mars 2019, 15:51, Aktualitet CNA
Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për

Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për trafikun e drogës

Skafisti i arrestuar për transportimin e 700 kilogramëve kanabis nga Shqipëria në Greqi, Petro Dalanaj ka zbuluar se është porositur për të transportuar sasinë e drogës nga biznesmeni fierak Spiro Gira.

Gjatë intervistës me gazetarin Artan Hoxha për “Report Tv”, Dalanaj u shpreh se ai ka pasur komunikim vetëm me shtetasin Spiro Gira, i cili i ka dhënë edhe pagesën.

Pjesë nga intervista:

Atëherë, gjatë kohës që keni udhëtuar nga Saranda për në Zaqitho, keni komunikuar me telefon?

Me cilin person?

Me Spiro Girën.

Spiro Gira ishte personi që kishte ngarkesën?

Po. Ai që më dha pagesën. Pagesën ma ka dhënë përpara se të bëhej puna.

Ju thanë sesa ishte ngarkesa?

Jo. Nuk e dija.

Autoritetet greke kanë regjistruar një peshë prej 679 kg kanabis. Gjatë kohës kur hytë në ujërat greke, keni komunikuar me personat që do t?ju prisnin atje?

Unë kam komunikuar me Spiro Girën gjatë kohës që lundroja, dhe me Jorgos Alipandis, gjatë kohës që do të arrija atje, që të përgatiteshin ata që do të merrnin ngarkesën. Me këta të dy kam komunikuar.

Nëse e kujtoni, kur e keni bërë zbarkimin në Zaqitho?

Ka qenë data 8 maj 2016. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit.

E kujtoni se ku e keni zbarkuar?

Po, në Zaqitho, në pjesën përballë Qefalonjasë, jo nga pas, por nga pjesa përballë. Janë dy ishuj përballë njëri-tjetrit. Në atë pjesë e kam shkarkuar.

E kishin mjetin afër ata, që të merrnin ngarkesën?

Ata kishin një makinë rreth 50 metra larg nga bregu, diçka e tillë sepse nuk vinte rruga deri në breg. Ishte vend i thyer.

Gjatë kohës që keni bërë shkarkimin e kanabisit, keni vënë re që ishit në gjurmim?

Jo, nuk kishte asnjë zhurmë, asnjë shenjë, asnjë dritë. Nuk kishte asgjë shqetësuese.

 

Po vendi i zbarkimit, ka qenë i përcaktuar fiks aty, apo patët ndonjë problem gjatë rrugës?

Po. Unë kisha një problem në fillim me GPS. Pastaj e përcaktuam tamam. Unë e kisha GPS me bateri. Bateria kishte rënë dhe GPS nuk punonte mirë.

Keni humbur kontaktet?

Jo kontaktet. Duhet të shkosh fiks atje ku duan ata, nuk mund të shkosh 100 metra apo 500 metra më tutje, apo 1 kilometër më tutje. Duhet të shkosh aty ku duhet.

Pasi latë ngarkesën, çfarë lëvizjeje keni bërë pastaj?

Pasi lashë ngarkesën, kam ndenjur rreth 1 orë atje në breg, sa zbardhi dita që të mos ikja me errësirë sepse nuk i dihej, nuk kisha garanci. Komunikova me Spiro Girën dhe ai më tha që mjetin ta çoja atje ku e kisha marrë, në Patra. Rreth orës 7 e gjysmë të mëngjesit, kam qenë në Patra. Mjetin e parkova atje ku e mora. Është një liman, ku njerëzit parkojnë shumë mjete. E parkova dhe ika. Bashkë me Kleanthin.

Lajmet e fundit nga