Raporti i Muellerit, asnjë reagim nga Moska – CNA
Connect with us

Aktualitet

Raporti i Muellerit, asnjë reagim nga Moska

Publikuar

-

Ishte mbrëmje e së shtunës në Moskë dhe pothuajse 24 orë nga njoftimi se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller kishte dorëzuar raportin e tij të shumëpritur në Departamentin e Drejtësisë. Por si Kremlini ashtu edhe Ministria e Jashtme e vendit ishin të qeta.

Ndërsa asnjë detaj i hetimit nuk u bë publik, një koment i vetëm nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë mund të shihet në Moskë si një fitore paraprake që zoti Mueller dhe ekipi i tij nuk rekomanduan ngritjen e akuzave të mëtejshme.

Për muaj me radhë zyrtarët rusë kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, pavarësisht dhjetëra akuzave të ngritura nga prokurori Mueller dhe ekipi i tij kundër 25 shtetasve rusë, kryesisht oficerë ushtarakë dhe agjentë, lidhur me rolin e tyre në ndërhyrjet e dyshuara gjatë fushatën presidenciale të vitit 2016.

Disa persona që “Zëri i Amerikës” intervistoi në rrugët e Moskës dukej se nuk ishin të interesuar për prokurorin Mueller dhe punën e tij.

Disa, të cilët ishin njohur me hetimin që ai kishte udhëhequr, përkrahën qëndrimin e qeverisë së tyre, duke mohuar ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e SHBA-së apo ndonjë aktivitet tjetër të dëmshëm jashtë vendit.

Nuk kishim nevojë për ndonjë ndërhyrje të tillë dhe nuk ndodhi kurrë“, tha një qytetar i Moskës që nuk pranoi të paidentifikohet për “Zërin e Amerikës”.

Rusia nuk kishte as dëshirë, as burime për të ndikuar në vullnetin e popullit amerikan“, përsëriti një tjetër.

Ekspertët e pavarur rusë nuk janë të befasuar nga një reagim i tillë nga bashkatdhetarët.

Shumica do t’ju thonë se ju duhet të mohoni gjithçka. Ne jemi në gjendje lufte për sa i takon informacionit dhe kjo është taktika e duhur“, thotë Denis Volkov i qendrës Levada, një organizatë e pavarur ruse që kryen anketime.

Denis Volkovi ka studiuar opinionin publik në Rusi për më shumë se 10 vjet. Ai thotë se zakonisht, në fillim të sondazheve, rusët shmangin t’u përgjigjen pyetjeve rreth sjelljes keqdashëse të Moskës jashtë vendit, duke thënë vetëm se “mund të ketë qenë kushdo”.

“Është sikurse atëherë kur ne (rusët) refuzonim idenë se trupat ruse ishin në Krime derisa zoti Putin të thoshte: “Po, janë ushtarët tanë. Por më parë, ai e mohonte këtë gjë”, kujton analisti Volkov.

Ekspertët besojnë se shumë rusë kanë prirjen të pranojnë interpretimin e qeverisë për ngjarjet botërore për shkak të disa grindjeve socio-historike për lavdinë e humbur.

Konflikti në vazhdim mes Moskës dhe Perëndimit gjithashtu nuk ndihmon.

Do të thosha se është pothuajse një lloj zilie ndaj një vendi që është i pari. Për shkak se kohët e fundit kishte një barazi dhe 30 vjet më parë përfundoi e gjitha“, thotë analisti Volkov.

Kreu i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare të Rusisë Andrey Kortunov nuk pajtohet me Denis Volkovin. Duke iu bashkuar qëndrimit të qeverisë për çështje të tilla, sot rusët thjesht kërkojnë afirmimin e vendit të tyre të ri në botë.

Mendoj për një rus të nivelit mesatar është një mekanizëm për tërheqjen e vëmendjes amerikane. Rusi do të thotë diçka dhe nuk mund ta shpërfillësh“, thotë analisti Kortunov.

Por studimet tregojnë se rusët nuk janë të vetmit njerëz që pranojnë pozitën e përgjithshme si të vërtetën përfundimtare.

Në një sërë anketash të koordinuara të kryera nga Këshilli i Çikagos mbi Çështjet Globale dhe Qendra Levada në Moskë, sociologët u bënë amerikanëve dhe rusëve një sërë pyetjesh mbi politikën e jashtme. Rezultatet i kanë befasuar disi.

Përgjigjet ishin imazhe pasqyruese të njëri-tjetrit. Rusët thanë: “Nuk jemi ne, janë ata që ndërhyjnë në punët tona. E kundërta ishte e vërtetë për amerikanët… “, thotë Denis Volkov./VOA

Aktualitet

Gara për President të Maqedonisë së Veriut nuk nxjerr fitues

Publikuar

-

By

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, kryeson garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut,  me grumbullimin e 42,63 për qind të votave.

Në vend të dytë pason kandidati garues i partive LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski, me 42,61 për qind të votave të grumbulluara dhe në vendin e tretë del të jetë kandidati shqiptar Blerim Reka, i mbështetur nga partitë “Aleanca për shqiptarët” dhe “Besa”. Reka ka grumbulluar 10,41 për qind të votave.

Ky është dhe rezultati përmbyllës i fazes së parë të garës presidenciale, i cili duke qenë se asnjeri nga dy kandidatët prijës të listës nuk e ka kaluar pragun prej 50 përqind do të vijojë me një fazë të dytë balotazhi.  Lidhur me mbajtjen e tij KSHZ ka caktuar datën 5 Maj, ku sërish votuesit maqedonas do të shprehen me votë për të zgjedhur midis kandidates Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Ndërkohë pas daljes së rezultateve përfundimtare , Gordana Siljanovska, nëpërmjet konferencës për shtyp falënderoi VMRO-DPMNE, si dhe votuesit që i’a besuan votën, duke paralajmëruar rezultat të thellë fitues në balotazh nëse me të bashkojnë votat dhe votuesit e shqiptarit Blerim Reka.

“Nëse bashkohen votat tona me ato të Blerim Rekës dallimi është mbi 70 mijë vota. Për dikë, si unë që në tërë fushatën ka treguar për mospërmbajtjen e sistemit ku mungon sundimi i drejtësisë, sistemi i zhytur në krim, korrupsion dhe nepotizëm, kjo është më e rëndësishme. Opozita ka arritur t’i bind qytetarët, se në mungesë të drejtësisë ne mund të themi tregime për BE dhe NATO”, tha Siljanovska, duke theksuar se i duhet dhenë fund politikanëve përfitues të tranzicionit.

“Mendoj se këtij vendi i duhet profil i ri i politikanëve, kulturë e re demokratike, profil i ri i liderishpit, evropian, i guximshëm dhe që nuk gënjen”, -tha ndër të tjera kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili doli fitues në të gjitha komunat shqiptare./CNA.al

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Publikuar

-

By

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare, ku kryeson kundrejt kandidatëve të tij tival, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska.

Sikurse pohojnë burimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përveç vendbanimeve më popullsi të pastra shqiptare, Reka kryeson edhe në komunat më të mëdha shqiptare, si Tetova, me 7.000 vota, në Gostivar,me 9 mijë vota, në Dibër, me 3.200 vota, në Likovë, me3.000 vota, si dhe në Strugë, me 6200 vota, etj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Publikuar

-

By

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezultatet e deritashme, të dala nga ky 70 % i votave të numëruara ka sjellë rezultatin e mëposhtëm:

 – Blerim Reka, kandidat i zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, është votuar nga 68 mijë e 820 qytetarë, ose 11,17%.

– Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e opozitës VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ka marrë 259 mijë e 069 vota, ose 42,04%.

– Stevo Pendarovski, kandidat i maxhorancës qeverisëse: LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë, ka marrë 262 mijë e 348 vota, ose 42,57%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 20.742 vota janë fletvotime të pavlefshme, ose 4.21%.

Numërimi i votave po vijon me ritëm normal dhe pritet që rezultati përfundimtar të dalë pasmesnatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Aktualitet09:53 - 21 Prill, 2019

Probleme në krahun e djathtë/ Rrëzohet avioni

Një avion është rrëzuar në Bullgari dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Orizare....

Aktualitet21:59 - 20 Prill, 2019

Protesta në Mal të Zi/ Qytetarët mblidhen për të rrëzuar Gjukanoviç

Mbrëmjen e sotme u mblodhën disa mijëra njerëz në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë. Sipas informacioneve lëvizja e...

Aktualitet21:22 - 20 Prill, 2019

Francezët iu rikthehen protestave/ Përshkallëzohet situata

Francezët jelek-verdhë u janë rikthyer protestave gjatë ditës së sotme. Siç raportojnë mediat e huaja protestuesit i kanë vënë flakën...

Aktualitet21:15 - 20 Prill, 2019

Promovohet në Tiranë dhe Korçë krijimtaria e Besim Xhelilit

Me mbështetjen e Ambasadës Austriake Tiranë, të Muzeut Historik Kombëtar Tiranë dhe në praninë e një numri të madh të...

Aktualitet21:08 - 20 Prill, 2019

Tenton të bëjë një selfie/ Rrezikon seriozisht jetën

Një turist po udhëtonte në autostradë në Canary Island. Ai ka menduar që të bëjë një selfie në makinë, ndërkohë...

Aktualitet10:01 - 20 Prill, 2019

DW: Demonstrim pushteti nga ana e Vuçiç

Dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në kryeqytetin serb, Beograd në mbështetje të presidentit Vuçiç. Vetë presidenti kishte bërë thirrje për...

Aktualitet20:38 - 18 Prill, 2019

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai...

Aktualitet20:15 - 18 Prill, 2019

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat...

Aktualitet16:04 - 18 Prill, 2019

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Trending

Read previous post:
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Close