LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama prezanton Portalin e Transparencës Universitare/ Mundësitë që ofron

25 Mars 2019, 10:37, Aktualitet CNA
Rama prezanton Portalin e Transparencës Universitare/ Mundësitë

Kryeministri Rama ka prezantuar sot, ?Portalin e Transparencës Universitare?.

?Kemi vënë në dispozicion të universitetit një instrument garancie , që do të monitorohet nga qeveria aq sa i takon qeverisë, por dhe nga të gjitha instancat e Universitetit dhe nga studentët. Është një mekanizëm i thjeshtë dhe i dobishëm që lehtëson procesin vendimmarrës?-tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se portali do të publikojë edhe buxhetin, sipas tij ? Duke dhënë mundësi për të pasur një pamje më të gjërë dhe pak më të largët në kohë sesa aktualiteti i shpenzimeve?.

Po ashtu ai tha se ky portal do të japë informacione të hollësishme ?mbi programet studentore, bursat, stimujt financiarë, marrëveshjet e institucionit me institucionet e tjera, kuotat e parashikuara, etj?.

Gjithashtu sipas Ramës, ky portal jep mundësi edhe për sugjerime dhe ankesa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga