LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parfumi më i shtrenjtë në botë/Dubai thyen rekordin "Guiness"

25 Mars 2019, 15:25, Kuriozitete CNA
Parfumi më i shtrenjtë në botë/Dubai thyen rekordin

Momentalisht, ka thyer dy rekorde Guinness,për shishen më të madhe dhe për parfumin më të shtrenjtë në botë.

Në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, u krijua së fundmi parfumi më i shtrenjtë në botë. Ai quhet Shumukh ? ?që meriton më të lartën, më madhështoren? përkthyer nga gjuha arabe  dhe kushton 1,295,000 dollarë ose afërsisht 1 miliard e 400 milionë lekë.

Shumukh është pjesë e linjës së parfumeve ?The Spirit of Dubai? nga marka luksoze Nabeel. Parfumi gjigant peshon 3 litra dhe është produkt i tre viteve studime dhe 494 provave.

Ai vjen në një shishe kristali, i stolisur me skifter ari, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob me 3,571 diamante ? 38,55 karat në total. Gjithashtu nuk mungojnë perlat, dy kilogramë ari 18 karatësh dhe pesë kilogramë argjend i pastër.

Parfumi përban aromën e drurit të sandalit, myshkut, trëndafilit dhe patchouli-t (bimë aromatike e ngjashme me menten) dhe mund të përdoret edhe nga burrat edhe nga gratë.

 

 

Lajmet e fundit nga