LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e ftoi në Kongresin e PS-së/ Gjika-Ramës: Nuk donim kolltuk, vetëm të dëgjonim

25 Mars 2019, 21:30, Aktualitet CNA
Nuk e ftoi në Kongresin e PS-së/ Gjika-Ramës: Nuk donim kolltuk,

Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Vlorë, Shpëtim Gjika, ka deklaruar se nuk është ftuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e ditës së shtunë.

Pas kësaj Gjika i ka bërë një bejte Ramës, por pavarësisht ironisë, ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të kontribojë në PS.

Postimi i plotë:

Bejtja e Gjikës

Tung o Arben Duka/ Më bëre të llois

Se aq mirë sa ty/ Fjalët s?i radhis

Tani pas Kongresit/ Ndonjë llaf ta themi

Se ne veteranët/ Vetëm fjalën kemi

Për ne veteranët/ Mbase mirë do ishte

Jo në presidium/ Të paktën një karrige

Pa shumë pretendime/ Nuk donim kolltuk

Vetëm të dëgjonim/ Se jemi të urtë

Nuk bëhej qameti/ Vetëm për një ftesë

Që dhe veteranët/ Të ishin në Kongres

Të ishin si fasadë/ O ti Arben Duk?

Jo për të llafosur/ Thjesht sa për fejsbuk?

Shpresoj o miku im/ Në se jemi gjallë

Në Kongresin tjetër /  Të jemi në ballë

Tani s?kemi nge për llafe/  Kemi një fushatë

Socialistët punë/ Rilindasit gallatë

Puna do vazhdojë/ Të rinj e veteranë

Të fitojmë zgjedhjet/  Nga Vlora në Tiranë

Dhe pasi të fitojmë/ Me punë ditë e natë

Të dyve do na thonë/ Keni grirë sallatë

Sh.Gjika Vlorë, më 24 Mars 2019! /CNA.al

Lajmet e fundit nga