LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos kujtoni se ia hodhët dimrit/Ja surprizat e motit këtë javë

25 Mars 2019, 10:25, Aktualitet CNA
Mos kujtoni se ia hodhët dimrit/Ja surprizat e motit këtë

Ndërsa temperaturat u ngritën aq shumë sa njerëzit vendosën që të nisnin plazhin, na vjen keq t?ju zhgënjejmë, por dimri s?ka ikur ende.

Sipas meteorologëve, kjo javë do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, por në mesjavë do të ketë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Gjithashtu këto ndryshime do të shoqërohen dhe me rënie të temperaturave.

Në zonat malore pritet që temperaturat të zbresin në vlerë negative, madje duke rikthyer dëborën në zonat e thella.

Por fatmirësisht pritet që të premten kushtet e motit të përmirëson, ndërsa në fundjavë duket se do t?i rikthehemi sërish temperaturave të tanishme.

Lajmet e fundit nga