LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi i Bashës në SHBA/ Avokat Ngjela bën deklaratën e fortë

25 Mars 2019, 17:09, Aktualitet CNA
Lobimi i Bashës në SHBA/ Avokat Ngjela bën deklaratën e

Avokat Spartak Ngjela, ka folur rreth ngjarjeve të ditës së sotme, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, kaloi pragun e institucionit të Prokurorisë për të dhënë sqarime, rreth lobimit në SHBA.

Sipas Ngjelës, letërporosia është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çështja nuk është aq e lehtë sa mendohet.

?Ka një moment politik dhe juridik në këtë rast. Momenti juridik nuk është i zgjidhur këtu, pasi vjen nga letërporosia që  ka ardhur nga Amerika dhe Britania e madhe . Prokuroria nuk mund të gënjejë sepse është letërporosi, ku është shkruar e zeza mbi të bardhë. Prokuroria nuk e falsifikon, është pamundësi absolute. Çështja nuk është aq e lehtë juridikisht sa mendojnë këta. Sepse nuk mund të vijë letërporosia me kërkesën tënde. Letërporosia është akuzë në këtë rast është elementi bazë i akuzës? .

Më tej avokat, Ngjela është shprehur i bindur se në këtë çështje ka vepër penale.

?Që ka vepër penale nuk diskutohet. 250 mijë janë deklaruar dhe vjen fatura 650 mijë. FBI mund ta dijë kush e ka financuar,  mund ta kenë financuar qarqe që ndiqen në SHBA . Mund t?i ketë financuar terrorizmi ndërkombëtarë, por ne nuk dimë gjë, ndaj janë të gjitha mundësi. Që të fitosh duhet të rrëzosh të gjitha mundësitë dhe të tregosh të vërtetën, se ku i ke gjetur këto para. Nuk paguan njeri para veresie.

Këta mund të gënjejnë opinionin publik por nuk e dimë se cfarë do të thotë “Zëri i Amerikës”. Problemi është se këta nuk justifikojnë paratë , dhe kjo është pikëpyetja.

Nëse vijnë nga një burim kriminal aq më keq, nëse vijnë nga biznesmen janë hamendësime juridike. Këta nuk kanë avokat, duhet të ishin përgatitur?,-deklaroi Ngjela në studion e Fax News. /CNA.al

Lajmet e fundit nga