LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimet ruse/ Pas Bashës, edhe Bardhi mbërrin në prokurori

25 Mars 2019, 09:08, Aktualitet CNA
Lobimet ruse/ Pas Bashës, edhe Bardhi mbërrin në prokurori

Pas, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi është paraqitur në organin e akuzës.

Mësohet se Bardhi dhe Basha janë paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë sqarime në lidhje me dyshimet për kontratat e lobimit me para ruse në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Kryedemokrati Basha është paraqitur në prokurorinë e Tiranës sot në orën 09:15, ndërsa pas tij ka shkruar edhe Gazmend Bardhi.

Basha dhe Bardhi do të dëshmojnë si persona që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

Lajmet e fundit nga