Historia nuk ndryshon / Lojtarët e Flamurtarit do paditin klubin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Historia nuk ndryshon / Lojtarët e Flamurtarit do paditin klubin

Publikuar

-

Flamurtari nuk ka fare shpresë. Deri tani nuk ka asnjë lëvizje në Vlorë për pagesat e lojtarëve.

Mesfushori i talentuar Torassa mbetet në Argjentinë dhe nuk kthehet pa u paguar, ndërsa trajneri Ilir Daja është “kapiteni” i një anijeje që po mbytet dita-ditës.

Ekipi kuqezi po luan pa u paguar. Administratori Sinan Idrizi kishte premtuar se llogarive bankare të lojtarëve do t’u shtoheshin disa zero, por asgjë.

Futbollistët i kanë humbur krejtësisht shpresat dhe tani mendojnë për të respektuar kampionatin deri në fund, para se të gjejnë një avokat për të bërë gati paditë dhe të mendojnë për aventurën e re. /CNA.al

Aktualitet

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë

Publikuar

-

By

Me 15 Prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë,  komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, prokurorin Salin Hasa.

Ky i fundit, prej vitesh punon në Prokurorinë e Sarandës dhe tashmë i erdhi koha dhe që ta drejtojë.

Hasa, mori drejtimin e prokurorisë pas  shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit.

Nuk dihet nëse Hasa do të ketë fatin e Ademit, pasi u zuri dhe vendin, por nga një vëzhgim që CNA.al ka bërë si në aspektin profesional ashtu dhe në atë të pasurisë, ka disa detaje që ngrejnë dyshime.

Kështu, në vitin 2015 në media është raportuar se prokurori Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, atëherë rrezikon të shkarkohet.

Ndërsa në vitin 2018, Prokurori Sali Hasa është bërë objekt i emisionit “Fiks Fare”. Ai është akuzuar nga qytetari Lulzim Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dhe e Apelit Gjirokastër e kishte rrëzuar dy herë prokurorinë, pasi sipas tyre hetimet nuk ishin bërë siç duhej. Ndërkohë, përgjatë viteve nga 2016 e deri më 2018 kur është bërë denoncimi publik, kanë humbur jo vetëm gjurmët, por edhe provat dyshohen të kenë shkuar për skrap.

Lulëzim Sino nga Saranda është ankuar në Fiks Fare pasi, sipas tij, prokurori Sali Hasa, në vend që të hetonte, i ka zvarritur hetimet, duke e përplasur atë në gjykata si dhe duke pushuar çështjet që ai duhet të hetonte. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej në këtë rast, apo gjithçka është harruar pas denoncimit publik.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se familjen e tij, prokurori e ka të punësuar në shtet. Për më tepër të gjithë i ka specialista nëpër institucione duke nisur nga gruaja, djali dhe vajza.

Të jetë rastësi, apo të qenit prokuror të jep privilegje? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje nga Vettibgu.

Gruaja, specialiste në OSSH, Sarandë, djali specialist, fillimisht në Shërbimin Kombëtar të Punësimit pas në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, ndërsa vajza fillimisht asisitente, kryetarit të AKEP, më pas specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, për të vijuar më tej, si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ajo që bie gjatë deklarimit të pasurisë në vite, është nëj dhuratë, që iu dhënë fëmijëve të prokurorit.  Dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Prokurori, nuk e ka deklaruar vlerën dhe personin që ka dhuruar këtë pasuri të patundshme.

Prokurori Sali Hasa, vërtet punon dhe jeton në Sarandë por një  shtëpi  banimi me sipërfaqe 153 metër katror që kushton 50 000 dollarë e ka edhe në Durrës.

Viti 2004

Truall ndërtimi 500 metër katror, blerë, 500 000 lekë, që me 9.05.2001.

Shtëpi banimi e ndërtuar mbi këtë truall e papërfunduar, 2 000 000 lekë,  pasuri kjo e vënë me 20.10.2003.

Depozitë, nga të ardhurat dhe shitja e truallit dhe banesës së papërfunduar, 2 500 000 lekë. Para të krijuara me 19.03.2004.

Paga  si prokuror në Sarandë, 426 525 lekë.

Paga e bashkëshortes, si shefe e personelit dhe e administratës në KESH, Sarandë, 600 000 lekë.

Paga për vitin 2003, si shef i komisariatit të Policisë, 484 120 lekë.

Paga për vitin 2001-20012, si shef komisariariti, 996 000 lekë.

Viti 2005

Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror, në Durrës. (Nuk e deklaron sa kushton).

Paga si prokuror, 953 865 lekë.

Paga e bashkëshortes, 264 000 lekë.

Viti 2006

Shtëpi Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror,në Durrës.

Këtë vit ka ka deklaruar se ka kushtuar 50 000 dollarë.

Paga si drejtues i prokurorisë, Sarandë, 1 169 424 lekë.

Paga e bashkëshortes, 294 000 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare, 225 000 lekë.

Depozitë bankare, 430 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 996 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.

Viti 2008

Një autoveturë Benz Mercedez blerë në muajin Dhjetor 2008, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, si prokuror, 1 084 428 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit civil, i Gjykatës Tiranë, për pagën e qëndrimit në dispozicion  të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, 349 170 lekë.

Depozitë bankare me afat një vjeçar, 500 000 lekë.

Kontratë huaje, 1 000 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokuror, nga data 01.01.2009 deri me datë, 31.05.2009, në shumën 332 475 lekë.

Të ardhura, nga paga si oficer i Policisë Gjyqësore, nga data 31.05.2009-31.12.2009, në shumën 333 470 lekë.

Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar, 550 000 lekë.

Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar,5 57 000 lekë.

Viti 2010

Paga si prokuror në Sarandë, 818 060 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 558 000 lekë.

Viti 2011

Paga si prokuror në Sarandë, 1 032 656 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 552 000 lekë.

Kredi bankare për një apartament në Sarandë, me interes 3 përqind, akorduar nga Bashkia Sarandë, në shumën 3 168 000 lekë. Kësti mujor, 17 500 lekë.

Viti 2012

Shitje autoveture, 2 200 euro.

Blerje e një audi të përdorur A4, për djalin, viti 1997, 850 euro.

Blerje e një Opel Corsa, viti 2003, për vajzën, 900 euro.

Paga si prokuror në Sarandë, 957 257 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 678 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 160 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror, 957 257 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 lekë

Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 240 000 lekë

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 318 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa (nuk e thotë ku), 600 euro.

Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa në AKEP, si asistente e kryetarit, 354 000 leke.

Viti 2014

Të dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Nuk e ka deklaruar vlerën.

Vajza ka blerë një tjetër autoveturë të markës, Forf Fusion në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 628 496 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 000 lekë.

Të ardhura të pëfituara nga gjykimi i zhvilluar në Gjykatën Administrative, Tiranë,, me paditëse, vajzën Ada Hasa, dhe të paditur punëdhënësin e saj AKEP, për shkelje të kontratës,  270 000 lekë.

Të ardhura nga përfundimi i depozitës më afat një vjeçar, 800 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës Audi, 400 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje cash, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 408 131 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 558 324 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 502.140 lekë.

Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, 207.105 lekë.

Viti 2016

Djali ka blerë një autoveturë të markës Volsvagen Golf e vitit 2005, që ka kushtuar 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 349 598 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 590 512 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 370 226 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit, si specialist në Rektoratin e Universitetit të Tiranës,është 158 156 lekë.

Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në shumën 233 168 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Murrizi zbulon batërdinë në administratë/ Propozon ndryshime ligjore

Publikuar

-

By

Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se janë marramendëse shifrat që paguajnë taksapaguesit shqiptarë, si dëmshpërblime për punonjës të administratës, të larguar padrejtësisht nga puna.

Sipas Murrizit, raporti i KLSH-së, ka treguar se 20 milion dollarë nga taksat e qytetarëve janë paguar për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna me urdhër të politikës.

“Shifrat e auditit tregojnë se janë marramendëse shuma e taksave të taksapaguesve shqiptarë  për  çështje gjyqësore që fitojnë punonjës të administratës të larguar nga puna me motive poltike të kapos së radhës së institucionit.

Raporti i KLSH-së flet qartë se 20 milion dollarë nga taksat e qytetarëve janë paguar për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna me urdhër të politikës vetëm në 2018.

100 milion dollarë është dëmi i batërdisë në administratë, nga ata që kanë qejf të bëjnë qoka”-tha ndër të tjera Murrizi.

Më tej, ai tha se duhet ndryshuar ligji, në mënyrë që dëmin ta paguajë ai që e ka shkaktuar.

“Duhet bërë ndryshimi i ligjit dhe nuk duhet që “pronari” i institucionit ta përdorë atë si aksioner i vetëm me 100% kuota, sepse është mandatuar aty nga ai pushtet që mbahet me taksat e shqiptarëve. Dëmin duhet ta paguajë ai që ka shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë punonjësit”-u shpreh Murrizi.

Gjithashtu ai bëri thirrje të ndalohet përdorimi i administratës nga politika, dhe të frenohet ajo që ai e cilësoi si babëzia e drejtuesve të institucioneve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tifozët e Milanit le të nisin festën/ Ylli 60 milionë eurosh i Bayernit niset drejt “Djallit”

Publikuar

-

James Rodriguez do të mbyllë aventurën me Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, për t’u rikthyer pas huazimit te Real Madridi, por edhe te madrilenët nuk do të qëndrojë. Për fantazistin kolumbian mësohet se ka hyrë në garë Milani, me Leonardon që ka patur bisedime me menaxherin e famshëm portugez, Jorge Mendes.

27-vjeçari ka një vlerë të rëndësishme në merkato dhe Florentino Perez nuk pranon oferta me një vlerë më pak se 60 milionë euro, ndërsa për Milanin vendimtar për një operacion të tillë do të jetë kualifikimi në Champions League. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Trending

Read previous post:
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Close