Aktualitet
Financimi me para ruse/ Dy pyetje për Lulzim Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurori, për të dëshmuar në lidhje me dyshimet për kontratat e lobimit me para ruse në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.
Ditën e enjte Basha u thirr për të dëshmuar, por ia mbathi drejt Brukselit, duke braktisur kështu protestën e opozitës, por edhe duke refuzuar thirrjen e prokurorisë. Për më tepër, nisi edhe një letër fyese ndaj prokurorisë, duke e cilësuar si çështje politike.
Por, sot ndryshoi mendje dhe shkoi me vrap në Prokurorinë e Tiranës me justifikimin se letra e parë ishte për t’u njohur me aktet dhe jo ligjore, dhe tashmë si person që ka dijeni.
Prandaj, ai është i pabesueshëm për demokratët, të cilët janë kundër Edi Ramës, por nuk i besojnë dot Lulzim Bashës që ndryshe flet e ndryshe vepron. Doli në një letër publike, ku thoshte prokurori politike, e drejton qeveria, etj, por sot shkon në prokurori me justifikimin se letra e parë ishte për t’u vënë në dijeni, dhe tashmë si person që ka dijeni, del dhe sfidon prokurorinë, duke thënë të bëjë publike letërporositë.
Por, ka ardhur menjëherë përgjigja e organit të akuzës.
Në përgjigje të sfidës së Lulzim Bashës, Prokuroria ka zbardhur dy letër-porositë nga SHBA dhe Skocia, duke thënë se ka prova, se PD fshehu 650 mijë $ për lobim.
“Duke marrë shkak interesimin e medias për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017.
Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se
ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Por, pavarësisht hetimit të prokurorisë, ka dy pyetje, të denoncuara edhe nga mediat amerikane, shkruar edhe nga Zëri i Amerikës, të cilave Lulzim Basha nuk iu është përgjigjur kurrë.
E para, kush është burimi i 650 mijë dollarëve?
Pra, ku janë gjetur këto para? Sepse Basha një herë del e thotë se i kanë paguar shqiptarët e Amerikës, e një herë nuk kemi paguar dhe ndërkohë dolën që paratë janë financuar nga kompani off-shore. Kur paguhen para nga donacione ka noter, avokatë, numra llogarie bankare etj etj dhe jo offshore.
E dyta, cila është lidhja e Lulzim Bashës me Biniatta Trade Lp, pra me kompaninë off-shore ruse dhe pse ai paguan një shumë të tillë parash nga një kompani off-shore ruse për lobim?
Këto të dyja janë pyetjet që i janë shtruar Lulzim Bashës, të cilave nuk iu ka dhënë përgjigje kurrë.
Ku i gjete lekët? Pse nga offshore ruse?
Letërporositë apo dokumentat e prokurorisë, hetimi e të tjera, janë një e vërtetë që u duhet shkuar deri në fund, por Lulzim Basha të vërtetën e madhe e ka me këto dy pyetje që nuk u është përgjigjur kurrë.
Pa folur për ato që përmendem më sipër, që të enjten na tha që nuk e njihte prokurorinë, ndërsa sot e njoh. Tani t’ju përgjigjet pyetjeve ose të marrë raport sepse duket se i ka hapur vetes shumë halle ligjore jo vetëm në Shqipëri./ CNA.al
Pse ndryshoi qëndrim për prokurorinë, Lulzim Basha?
Prokuroria zbardh dy letër porositë/ PD fshehu 650 mijë USD për lobim
Pagesat e PD për lobim/ Letërporosi jo vetëm nga SHBA, por edhe nga Skocia
Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore