LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i Gurrës/ Artan Hoxha zbardh skenarin kriminal

25 Mars 2019, 21:28, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i Gurrës/ Artan Hoxha zbardh skenarin kriminal

Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth vrasjes së avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e datës 22 Marsit në qytetin e Elbasanit.

Sipas Hoxhës, mënyra e ekzekutimit të tij ka çuar në thyerjen e limiteve e grupeve kriminale me njëra tjetrën.

?Profili i Gurrësi si avokat dhe si qytetar ka krijuar një farë paniku në qytetin e Elbasanit edhe tek avokatët. Mënyra e ekzekutimit të Gurrës është bërë në thyerjen e limitve që grupet kriminale i bëjnë njëra tjetrës. Unë e kam paralelizuar këtë vrasje me vrasjen e një avokati në Serbi. Është përdorur një armë e lehtë dhe e parekomanduar. Është një nga armën që mund ta gjesh më lehtë për 200 euro. Është shumë e shpërndarë dhe e bën të vështirë të identifikosh autorin. Autori është larguar me shpejtësi? ,-tha Hoxha në ?Opinion?./CNA.al

Lajmet e fundit nga