LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i avokatit/ Anila Hoxha zbardh detajet e reja

25 Mars 2019, 20:21, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i avokatit/ Anila Hoxha zbardh detajet e reja

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në qytetin  e Elbasanit mbrëmjen e 22 Marsit.

Sipas gazetarës Hoxha, makina e përdorur nga vrasësit rezulton e vjedhur në qytetin e Fushe Krujës dhe me targa fallco.

Më tej zonja Hoxha u shpreh se personi që ka kryer vrasjen e ka përshëndetur më parë avokatin

?Vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë. Makina  e gjetur e djegur e cila është përdorur nga vrasësit e avokatit Ravik Gurra rezulton e vjedhur në Fushë Krujë para tre muajsh edhe target e automjetit sipas informacioneve që kam nga hetuesit janë fallco. Hetuesit po studiojnë 15 dojset që avokat gurra kishte në makinën e tij për të nxjerrë një pistë të saktë hetimi. Nga kamerat e sigurisë është filmuar një person me kapuç i cili vjen në drejtim të avokatit por më parë po i njëjti person e ka përshëndetur?,-deklaroi Anila Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga