LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rrethuar nga fansat/Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe surprizohet në mënyrë spektakolare

25 Mars 2019, 13:58, Lifestyle CNA
E rrethuar nga fansat/Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe

Këngëtarja e talentuar Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen dhe është emocionuar pa masë nga surpriza që i bënë në mes të skenës së një lokali, ku po performonte.

Miku i tij, Aurel Thellimi është ngjitur në skenë dhe me një tortë në formë A-je në duar ka surprizuar këngëtaren para fansave të saj, të cilët njëzëri i kënduan urimin e ditëlindjes.

Siç gjithnjë e ka shprehur në daljet e saj mediatike, muzika dhe fansat janë një pjesë e pandarë e këngëtares, kësisoj surpriza për të ka qenë spektakolare.

Gëzimi dhe lumturia e Anxhelës kanë qenë më se të dukshme dhe duke buzëqeshur, bukuroshja ka fikur qirinjtë e tortës.

Dita e sotme do mbahet mend gjatë nga ajo dhe nga fansat e saj të cilët ishin të pranishëm.

 

Lajmet e fundit nga