LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbuloni çfarë duhet të bëni që mos të hani shumë

24 Mars 2019, 11:53, Lifestyle CNA
Zbuloni çfarë duhet të bëni që mos të hani

Nëse qëllimi juaj është të konsumoni pak, me siguri që keni lexuar se duhet të hani në racione të vogla. Tani shkenca sugjeron se ulja e oreksit mund të jetë aq e thjeshtë sa të dëgjoni veten teksa hani.

Gjatë kërkimeve nga dy universitete, nga ai ?Brigham Young? dhe ai i Kolorados, u kërkua 182 studentëve të hanin biskota me sa më shumë zhurmë të mundnin, sa më qetësisht që mundeshin dhe në mënyrë normale.

Ata që e konsumuan me zhurmë, hëngrën më pak se grupet e tjera. Por edhe njerëzit që hëngrën shumë qetësisht hëngrën më pak se ato që hëngrën normalisht.

Autorët mendojnë se ky ushtrim i bëri njerëzit që të hanin më shumë me mendje, kështu që çdo kafshim jepte më shumë kënaqësi.

Përfundimi? Ju ndiheni më të kënaqur para se të arrini fundin e pjatës.

Studimi u përsërit edhe me ushqime të tjera, mish, patate, si dhe te strategjia e vendosjes së ushqimit, për t?i ndihmuar pjesëmarrësit që të përqendroheshin në tingujt e të ngrënit.

Sa më shumë njerëzit dëgjonin zhurmën e ushqimit të tyre, aq më pak ata konsumonin.

Burimi: Cosmopolitan

Lajmet e fundit nga