LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

X6 përplas një të ri në Vlorë/ Policia fsheh aksidentin?

24 Mars 2019, 13:13, Aktualitet CNA
X6 përplas një të ri në Vlorë/ Policia fsheh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë alarmin se policia ka fshehur një aksident rrugor.

Sipas Berishës, i cili i referohet një denoncimi në adresë të tij, ngjarja nuk është rapotuar në asnjë media dhe policia po mundohet në vijimësi të fshehë aksidentin.

Sipas asaj që publikon Berisha në rrjete sociale,  informacioni ka ardhur nga një dëshmitar në vendgjarje.

?Ka rreth më shumë se 2 orë që në zonën e ?Ujt të Ftohtë në Vlorë pranë, hotel Internacional ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë ka pasur persona te plagosur.

Madje dyshohet që një i ri, i cili po udhëtonte me motoçikletë është goditur nga një mjet BMË x6 dhe si pasojë personi që udhëtonte me motoçikletë ishte pa ndjenja për shumë minuta në rrugë.

Isha prezent kur ndodhi aksidenti dhe kam dy orë që po kërkoj që të publikohet kjo ngarje, por ende nuk ka asnjë lajm mbi këtë ngjarje as në televizione, as në media. Policia e Vlorës po mban të fshehur këtë ngjaraje pasi personi qe shkaktoi aksidentin dyshohet të jetë me pushtet”, thuhet në denoncimin dërguar në adresë të ish-kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga