Connect with Us

Veliaj “zhvati” 2 milion euro?/  Ina Zhupa zbardh mashtrimin e “Lali Erit”

Aktualitet

Veliaj “zhvati” 2 milion euro?/  Ina Zhupa zbardh mashtrimin e “Lali Erit”

Publikuar

-

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për betonizimin e Tiranës.

Zëdhënësja e PD, në një konferencë për mediat ka thënë se Erion Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës.

Sipas Zhupës, zonën e hyrjes tek Parku i Liqenit, Veliaj jo vetëm do ta betonizojë, por me paratë publike po bën gati infrastrukturën për kullat private.

“4 ditë para shpalljes së rikandidimit luksoz që, sipas mediave, kushtoi më shumë se 1 milionë euro, Veliaj hapi tenderin 2 milionë euro për 650 metra rrugë tek ish-Garda.

Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga Rama dhe Veliaj, dy njerëz të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit”, është shprehur Zhupa.

Deklarata e plotë e zëdhënëses Ina Zhupa

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por t ë dilte në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej.

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument.

Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra.  Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt.  Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Oligarkët do ta kenë rrugën të hapur për të ndërtuar kulla mbi 29 metra lartësi dhe mbi 9 kate, me shërbime, parking dhe banim.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i qeverisë/ Kjo është skema e menaxhimit të universiteteve

Tirana me Erion Veliajn në shërbim të pastrimit të parave, nuk kursen asgjë, as mushkërinë e vetme të qytetit, as trashëgiminë kulturore dhe historike, as shtëpitë e banorëve të saj. Në vend të shfaqjeve luksoze dhe korruptive, Erion veliaj duhet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?

Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial dhe sa para të pista do të pastrohen në tokë publike?

Cilat janë interesat dhe fitimet e Veliajt dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

Partia Demokratike është dhe do të jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Për Tiranën dhe Shqipërinë është jetike t’i jepet fund drejtimi nga këta dy njerëz, të cilët i udhëheq babëzia për t’u pasuruar nëpërmjet betonizimit të kryeqytetit.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Publikuar

-

Nga

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen tek politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia. Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë.



Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Publikohen faktet/ Skandali tjetër i Veliajt lidhur me Teatrin Kombëtar

LEXO EDHE:  Rikthimi i figurave të vjetra/ Zhupa: Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i qeverisë/ Kjo është skema e menaxhimit të universiteteve

LEXO EDHE:  Zhupa thirrje Veliajt/ "Pezullo këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore për bizneset"

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE