Connect with Us

“Nuk jam kryeministri i Shqipërisë”/Bledi Strakosha përlotet sërish në emision

Kryesore Show Biz

“Nuk jam kryeministri i Shqipërisë”/Bledi Strakosha përlotet sërish në emision

Publikuar

-

Moderatori i njohur Bledi Strakosha ka një afeksion të madh ndaj kafshëve dhe këtë e kemi kuptuar më së miri nga reagimet e tij publike.

Së fundmi gjatë një interviste në emisionin “Thumb”, Bledi është përlotur në studio teksa po fliste për qenushin e tij.

Rikujtojmë se moderatori i dashur për publikun është përlotur po ashtu në emisionin e Rudinës, ndërkohë asokohe filluan të shpërndaheshin me shpejtësi lajmet e tipit: “Shqipëria s’ka bukë të hajë, ky qan!”

Mirëpo lidhur me këtë, Bledi ka pohuar se ai nuk është kryeministri i Shqipërisë dhe se nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj vendit: “Mbaj mend kur kam dalë te Rudina u përlota dhe nëpër portale u shkruajt ‘Shqipëria s’ka bukë të hajë, ky qan’. Unë nuk jam kryeministri i Shqipërisë, nuk kam asnjë përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kam emocionet e mia, nuk e shoh si shenjë dobësie të qarën. Mos e komento diçka kur nuk e kupton, ti s’i do kafshët, unë i dua.”

Aktualitet

Foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik/ Fotografi i VIP-ave akuzohet publikisht për abuzime seksuale

Publikuar

-

Faqja e njohur online “Diet Prada”, ka publikuar një skandal sot mes fotografit të njohur të VIP-ave Marcus Hyde dhe një modeleje.

Faqja që trajton tema që në botën e njohur të modës kanë qenë tabu, ka zbuluar se si fotografi i Kim Kardashian i ka kërkuar modeles foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik.

Marcus i kishte kërkuar asaj 2 mijë dollarë në shkëmbim të një bashkëpunimi ose nëse i dërgon atij një foto nudo ajo e përfitonte falas.

Kjo bisedë bëri mejëherë bujë në internet dhe me sa duket ka shërbyer si frymëzim për të gjitha vajzat që ai ju ka kërkuar favore seksuale.

Një modele tjetër ka treguar bisedën që ka bërë me të në E-mail dhe shihet se Marcus i kërkon asaj foto nudo. Rastet e tilla kanë qenë të shumta dhe forografi nuk ka reaguar ende lidhur me to.

Marcus Hyde është fotograf super i njohur në botën e modës dhe ai bashkëpunon shpesh me artistët si, Kim Kardashian, Kanye West dhe Ariana Grande.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansat më të zjarrtë në botë/ Luana merr suprizën e veçantë pas koncertit

Publikuar

-

Shpesh herë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca poston në llogarinë e saj në Instagram surprizat e veçanta që ka marrë nga fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ikona e muzikës blouse

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme ikona muzikore e New Orleans, Art Neville  ka ndërruar jetë pasditen e së hënës dhe lajmin e hidhur e ka bërë publike për mediat dhe fansat e tij, menaxheri nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij pasditen e së hënës, ndërkohë që ende nuk është zbuluar shkaku.

Art Neville ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare dhe gjithmonë do të mbahet mend nëpërmjet artit që ka lënë pas.

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.

 

LEXO TE PLOTE